Vendos fjalëkalimin në llogarinë tuaj të shfrytëzuesit

Edhe pse përkrahja nga Microsoft për sistemin operativ Windows XP ka mbaruar në Prill të vitit 2014, ky sistem operativ vazhdon të mbajë pozitën e tretë pas Windows 7 dhe Windows 8/8.1 në renditjen e përgjithshme të sistemeve oprative më të përdorura për sistemet kompjuterike desktop, laptop dhe tabletë. Andaj, në shenjë respekti për një nga sistemet operative me ciklin jetësor më të gjatë (më shumë se 12 vite) dhe për të gjithë përdoruesit që vazhdojnë ta përdorin këtë sistem operativ, në vijim do të prezantojmë një nga elementet bazë të vendosje së sigurisë në kompjuter.

Një nga elementet kryesore të sigurisë së kompjuterit me Windows XP® është që përdoruesi me të drejtat e administratorit të jetë i mbrojtur me fjalëkalim. Edhe pse fjalëkalimi i përket kategorisë tradicionale të llojit të sigurisë, sërish është një nga mënyrat e rekomanduara për të mbrojtur kompjuterin tuaj nga përdorimet e paautorizuara. Rekomandohet që përbërja e fjalëkalimit të jetë kombinim i shkronjave (të mëdha dhe të vogla), numrave dhe simboleve.

Windows XP control panel

clip_image002[4] Kliko me tastin e majtë të miut butonin Start

clip_image004[4] Në menynë Start kliko me tastin e majtë të miut në Control Panel

clip_image006Në dritaren e Control Panel kliko në lidhjen User Accounts

clip_image002[6]Në dritaren e User Accounts kliko në lidhjen Change an account

clip_image004[6]Në dritaren Pick an account to change kliko në përdoruesin të cilit do ti vendosësh fjalëkalimin

clip_image006[4]Në dritaren What do you want to change about your account kliko në lidhjen Create a password

Create a password in Windows XP

clip_image002[8]Në dritaren Create a password for your account shkruaj dhe konfirmo fjalëkalimin

clip_image004[8]Në fushën tekstuale password hint shkruaj një fjalë për ta rikujtuar fjalëkalimin në qoftë se do ta harrosh atë

clip_image006[6]Kliko butonin Create Password

Deri në postimin e radhës ju dëshiroj paqe dhe shëndet.

Bekimi

Shënim: Ky postim është marrë nga libri: WINDOWS XP SIGURIA ELEKTRONIKE.

Advertisements
web

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s