Libri Windows Server 2016 Administration Fundamentals

Siç mund ta dini, Windows Server 2016 është sistemi operativ për server i zhvilluar nga Microsoft si pjesë e familjes së sistemeve operative të Windows NT. Windows Server 2016 është i zhvilluar në të njëjtën kohë me Windows 10.

Libri Windows Server 2016 Administration Fundamentals, i autorit Bekim Dauti, është i dizajnuar ashtu që të bëni hapat e parë në Windows Server 2016. Gjithashtu, ky libër do të ju ndihmon të përgatiteni për provimin MTA 98- 365. Libri përmban udhëzimet hap pas hapi të cilat janë të ilustruara me figurat e duhura ashtu që sa më lehtë ti kuptoni konceptet e shpjeguara në të. Kjo do të ju ndihmon që ti kuptoni rolet, veçoritë, funksionet dhe risitë e Windows Server 2016.

Books

Libri nis me hyrje në Windows Server 2016, që përfshin procesin e instalimit dhe konfigurimit. Pastaj libri shpjegon rolet dhe veçoritë të tilla si Active Directory, Hyper-V, Remote Access, Storage, dhe Printer. Me ndihmën e shembujve nga bota reale, ju do të mund ti zgjidhni detyrat e vështira në mënyrën më të lehtë. Më vonë, libri ju tregon detyra të mirëmbajtjes së Windows Server 2016 si dhe zgjidhjes së problemeve, ku me ndihmën e praktikave më të mira do të jeni në gjendje të menaxhoni Windows Server 2016 me lehtësi. Çdo kapitull përfundon me një pyetësor për të siguruar që ju ta përdorni më mirë përmbajtjen e dhënë. Me ta kompletuar së lexuari librin, ju do të keni njohuritë e nevojshme për të administruar dhe menaxhuar mjediset e Windows Server.

Librin në formatin elektronik, mund ta blini për vetëm 4.30 € vetëm edhe sot nga vjegëza në vijim:

Windows Server 2016 Administration Fundamentals

Lexim të këndshëm.

Shpresojmë që kjo të jetë një informatë e duhur për ju.

paqe me ju,

Dautti

LinkedIn | YouTube | Twitter | Instagram | Facebook

Advertisements

5 Comments »

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s