Si ta kaloni provimin MTA 98-365: Windows Server Administration Fundamentals?

“Teknologjia është brilante, por vetëm nëse dini se si ta përdorni. Kështu është edhe certifikimi, është mënyra më e mirë për t’u treguar të tjerëve atë që dini.

Erdal Ozkaya

Ky artikull është përpiluar ashtu që të ju ofron një pasqyrë të përgjithshme të objektivave të provimit MTA 98-365: Windows Server Administration Fundamentals. Gjithashtu, ky artikull përmban edhe sugjerimet se si të përgatiteni për këtë provim. Në fund të artikullit, do të gjeni referencat në lidhje me provimin MTA 98-365.

MTA 98-365

Objektivat e provimit MTA 98-365: Windows Server Administration Fundamentals

Provimi MTA 98-365: Windows Server Administration Fundamentals përmban gjithsejtë gjashtë (6) objektiva. Ato janë si në vijim:

Objektivi i parë – Understanding Server installation (10 – 15%)

Për të arritur këtë objektiv, kandidati duhet të dijë se si të instalojë Windows Server në përgjithësi, dhe Windows Server 2016 në veçanti. Clean installation, upgrade, migration, unattended installation dhe installation over network janë opsionet e instalimit që ju duhet ti dini. Mënyra më e mirë për të mësuar këto opsione të instalimit është të praktikoni sa më shumë që mundeni. Pastaj, duhet të keni njohuri të mira për të vepruar me pajisjet dhe drejtuesit e pajisjes, si dhe duhet të dini edhe për regjistrin e Windows.

Objektivi i dytë – Understanding server roles (25 – 30%)

Për ta përmbushur këtë objektiv, kandidati duhet të jetë në gjendje të identifikojë serverët e aplikacioneve, të dijë për shërbimet e uebit, të kuptojë qasjen në distancë, të njohë dallimet midis NTFS dhe shared permissions, si dhe të kuptojë konceptin e virtualizimit në Windows Server. Në mënyrë të veçantë, kandidati duhet të posedojë njohuri të mira për secilin rol që ofrohet nga Windows Server 2016 dhe njëkohësisht të dijë se si t’i shton ato (rolet) në server. Ky objektiv, po ashtu kërkon nga kandidati që të dini për printerë.

Objektivi i tretë – Understanding Active Directory (20 – 25%)

Për të përmbushur këtë objektiv, kandidati duhet të ketë njohuri të mira të Directory Services dhe Group Policy (GP) të Windows Server. Në mënyrë të veçantë, kandidati duhet të dijë si të shton rolin Active Directory Domain Services (AD DS) në server, si edhe ta promovon serverin në cilësinë e Domain Controller. Gjithsesi, duhet ditur si të shtohet roli i Domain Name System (DNS) dhe të posedohen njohuri të mira për DNS Zones. Krahas këtyre, kandidati duhet të dinë të qasë Group Policy Management (GPM)  dhe të aplikon GPO në Windows Server 2016.

Objektivi i katërt – Understanding storage (10 – 15%)

Për të përmbushur këtë objektiv, kandidati duhet të ketë njohuri të mira të teknologjive të ruajtjes së të dhënave. Kandidati duhet të jetë në gjendje të identifikon lloje të ndryshme të teknologjive për ruajtjen e të dhënave, të kupton konceptin e RAID dhe të njeh llojet e RAID, si dhe të posedojë njohuri të mira të llojeve të disqeve. Përveç kësaj, kandidati duhet të njeh mirë Filing Systems, të dijë të formatoj disqet, të konvertojë diskun nga bazik në dinamik, të dijë disqet virtuale, si edhe të dijë të shtoj rolet e DFS në Windows Server 2016.

Objektivi i pestë – Understanding server performance management (10 – 15%)

Për të përmbushur këtë objektiv, kandidati duhet të jetë në gjendje të identifikojë komponentët kryesorë të harduerit të serverit, të kuptojë monitorimin e performancës së serverit dhe të ketë njohuri të mira të logeve dhe alarmeve në serverë. Në mënyrë të veçantë, kandidati duhet të posedojë njohuri të mira për secilën komponent harduerike të serverit. Përveç kësaj, kandidati duhet të ketë njohuri të mira për të vepruar me monitorimin e performancës dhe konsolidimin e resurseve të burimeve, si edhe të kupton rëndësinë e logeve dhe të alarmeve në mbarëvajtjen e performancës së serverit.

Objektivi i gjashtë – Understanding server maintenance (15 – 20%)

Për ta përmbushur këtë objektiv, kandidati duhet të jetë në gjendje të identifikojë hapat në Startup Process, të kuptojë vazhdimësinë e afarizmit, të kuptojë rëndësinë e përditësimeve dhe të ketë njohuri të mira të procesit të zgjidhjes së problemeve. Në mënyrë të veçantë, kandidati duhet të dijë të identifikon problemet dhe ti zgjidh problemet që kanë të bëjnë me Startup Process, të din të realizon backup dhe restore, të kuptoni se përditësimi është një qasje proaktive që ndihmon në shmangien e problemeve, si edhe të njohë mirë procesin e zgjidhjes së problemeve.

MTA 98 -365 Logo

Sugjerimet se si të përgatiteni provimin MTA 98-365: Windows Server Administration Fundamentals

Në përgjithësi, nuk ekziston ndonjë standard i shkruar se si të përgatitni provimet e certifikimit në përgjithësi, dhe MTA 98-365: Windows Server Administration Fundamentals në veçanti. Kryesisht, kjo ka të bëjë me praktikat më të mira të përgatitjes së provimit. Në rastin e provimit MTA 98-365, ato janë si në vijim:

Referencat për provimin MTA 98-365: Windows Server Administration Fundamentals

1. Regjistrimi i provimit MTA 98-365: Windows Server Administration Fundamentals
2. Kursi Windows Server Administration Fundamentals n; Microsoft Virtual Academy
3. Profili i provimit MTA 98-365: Windows Server Administration Fundamentals
4. Forumi i provimit MTA 98-365: Windows Server Administration Fundamentals
5. Microsoft në PearsonVUE

Për fund por jo më pak e rëndësishme, mësoni dhe praktikoni sa më shumë që mundeni me teknologjinë në përgjithësi dhe Windows Server 2016 në veçanti, sepse vetëm duke bërë kështu, do të jeni në gjendje të merrni aftësitë për të administruar Windows Server 2016 dhe ta kaloni provimin me lehtësi.

Paçi fat në kalimin e provimit.

Shpresojmë që kjo të jetë një informatë e duhur për ju.

paqe me ju,

Dautti

LinkedIn | YouTube | Twitter | Instagram | Faceboo

Advertisements

1 Comment »

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s