Ta përhapim dashurinë

Le të mos jemi të kënaqur me vetëm dhënien e parave. Paratë nuk janë të mjaftueshme, paratë mund të fitohen, por kanë nevojë për zemrat tuaja për t’i dashur ata. Pra, përhapni dashurinë tuaj kudo që të shkoni.

Nëna Terezë

Për dallim nga përmbajtja e të gjithë artikujve të Dautti që kryesisht kanë karakter teknologjik, ky artikull është më ndryshe. Përmes këtij artikulli do të përpiqemi të përhapim gjënë më thelbësore të llojit njerëzor – dashurinë.

Nuk e dimë si ka qenë në të kaluarën dhe as nuk e dimë si do të jetë në të ardhmën, por në ditët e sotme duket që po kultivojmë shprehitë negative në çdo aspekt jetësor. Thuajse na janë bërë të përditshme shprehitë që:

  • më shumë të ankohemi e më pak të falënderojmë,
  • më shumë të fajësojmë e më pak të respektojmë,
  • të kërkojmë më shumë përgjegjësi e më pak të përgjegjshëm të tregohemi,
  • më shumë të urdhërojmë e më pak të këshillojmë,
  • më shumë flasim e më pak të dëgjojmë,
  • më shumë të investojmë në kënaqësitë personale dhe fare pak në lumturinë kolektive,
  • … dhe kështu duket sikur nuk ka mbarim ky krahasim.

Mbase, këto edhe janë shprehi njerëzore dhe në masë mund të kapërdihen. Por, ajo çfarë nuk shkon dot është manifestimi i dëshpërimit kolektiv “se këtu nuk ka perspektivë!” Si rezultat, përditë e më shumë individ, familjar dhe grupe njerëzish thjeshtë largohen. Lënë mbrapa gjithçka nga jetët e tyre në shoqërinë tonë me shpresë se do ta gjejnë lumturinë diku larg.

Prosperiteti

Një fjalë e urtë thotë: “nëse nuk e ke gjetur lumturinë në pragun e derës, nuk do ta gjesh atë në horizont.” Atëherë, meqë qëllimi i artikullit nuk është që të rrezaton errësirë porse dritë që do të ndriçon zemrat tona, le të përpiqemi ta ndryshojmë përditshmërinë tonë për më mirë duke filluar ndryshimin nga vetja jonë. Nëse e lexojmë Raportin e lumturisë botërore për vitin 2017 mësojmë që renditja në dhjetëshen e parë është si në vijim:

  1. Norvegjia
  2. Danimarka
  3. Islanda
  4. Zvicra
  5. Finlanda
  6. Holanda
  7. Kanada
  8. Zelanda e Re
  9. Australia dhe
  10. Suedia

Gjithnjë sipas raportit në fjalë, për përcaktimin e shkallës së lumturisë kolektive në këto vende janë marrë në konsideratë kriteret si: kujdesi, liria, bujaria, ndershmëria, shëndeti, të ardhurat dhe qeverisja e mirë. Nga kjo, kuptojmë se modeli i shoqërive të lumtura në botë po ekzistoka gjë që e bënë më të lehtë përpjekjen tonë drejt ngritjes së shkallës së lumturisë kolektive në shoqërinë tonë. Së dyti, ti shqyrtojmë kriteret të matjes së lumturisë shoqërore një nga një ashtu që të identifikojmë shprehitë tona negative në mënyrë që të përmirësohemi:

  • Kujdesi – që ta përmbushim këtë kriter duhet ta ndërrojmë moton aktuale të të jetuarit nga “t’jam mirë unë, nuk dua t’ia di për të tjerët” në “nëse të tjerët janë mirë, unë do të jam akoma më mirë.
  • Liria – që ta përmbushim këtë kriter duhet ta kuptojmë dhe praktikojmë definicionin universal të lirisë se “liria individuale arrinë deri aty sa nuk cenojmë lirinë e tjetrit.
  • Bujaria – që ta përmbushim këtë kriter duhet “të kontribuojmë në përkrahjen dhe ndihmën e nevojtarëve.
  • Ndershmëria – që ta përmbushim këtë kriter duhet që në marrëdhëniet shoqërore të jemi të çiltër, të vërtetë dhe të drejtë.
  • Shëndeti – që ta përmbushim këtë kriter duhet qësecilit qytetar ti garantohet e drejta e sigurimit shëndetësorë nga fondi shoqërorë ashtu që secilit qytetar ti ofrohen shërbime cilësorë shëndetësorë.
  • Të ardhurat – që ta përmbushim këtë kriter duhet që të ardhurat minimale të garantojnë plotësimin e nevojave thelbësore për jetesë.
  • Qeverisje e mirë – që ta përmbushim këtë kriter duhet që “qeverisja të jetë në shërbim të shoqërisë.

Nëse marrim parasysh fjalën e urtë: “se çfarë do të mbjellësh, do të korrësh“, atëherë del se nëse kultivojmë urrejtje, urrejtje do të marrim. Por, nëse kultivojmë dashuri atëherë dashuri do të marrim. Kështu, që ta ndryshojmë realitetin tonë në mënyrë që të arrijmë lumturinë shoqërore duhet të besojmë se mundemi të ndryshojmë ne dhe përditshmëria jonë. Por, për të besuar duhet dashuri. Andaj, duhet të dashurojmë që të besojmë se mundemi. Mjaftojmë të shikojmë në vetët tona dhe në gjithçka që na rrethon dhe të kuptojmë se Zoti krijoj gjithçka përfshi dhe njeriun nga dashuria. Kjo na bënë të kuptojmë se dashuria si element i natyrshëm që është prodhon vetëm mirësi. Atëherë, meqë:

  • nga Norvegjezët e deri te Suedezët që të gjithë janë njerëz si ne,
  • jetojnë në planetin tokë ku jetojmë edhe ne,
  • ngrohen nga i njëjti diell dhe ndriçohen nga e njëjta hënë po edhe si ne,
  • frymojnë të njëjtin ajër dhe pinë nga i njëjti ujë po edhe si ne,
  • vallë përse ne nuk e kemi lumturinë shoqërore siç e kanë dhe ata?

Ta përhapim dashurinë.

paqe me ju,

Dautti

LinkedIn | YouTube | Twitter | Instagram | Facebook

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s