Ftojmë bizneset që të punësojnë Administrator të Sistemeve

Si rezultat i bashkëpunimit profesional në mes të Dautti dhe InfoTech, dhe posaçërisht falë entuziazmit të të rinjëve dhe të rejave për të mësuar shkathtësitë e administrimit të sistemeve të bazuara në Windows Server, nga Korriku i vitit 2017 e deri në Maj të këtij viti (2018) 32 kandidat kanë kompletuar me sukses trajnimin MTA 98-365: Windows Server 2016 Administration Fundamentals. Disa nga këta kandidat janë certifikuar duke kaluar me sukses provimin MTA 98-365: Windows Server Administration Fundamentals, dhe disa të tjerë janë në rrugë për tu certifikuar. Gjithsesi, krahas trajnimit MTA 98-365: Windows Server 2016 Administration Fundamentals, shumë nga ta kanë ndjekur dhe trajnime si Cisco IT Essentials, Cisco CCNA Routing and Switching, Programming in Java, Programming in Python, dhe të tjerë trajnime nga TIK (Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit).

MTA 2

Kandidatët në trajnimin MTA 98-365: Windows Server 2016 Administration Fundamentals, kanë mësuar temat si në vijim:

1: Hyrje në Windows Server 2016
2: Mënyrat e instalimit të Windows Server 2016
3: Detyrat pas instalimit të Windows Server 2016
4: Directory Services në Windows Server 2016
5: Si ti shtohen dhe konfigurohen rolet në Windows Server 2016
6: Group Policy në Windows Server 2016
7: Virtualizimi në Windows Server 2016
8: Si të ruani të dhënat në Windows Server 2016?
9: Akordimi dhe mirëmbajtja e Windows Server 2016
10: Përditësimi dhe Zgjidhja e problemeve në Windows Server 2016

MTA

Kështu, vlerësojmë se të gjithë këta kandidatë posedojnë njohuritë dhe përvojën praktike bazë për të administruar sistemet e bazuara në Windows Server 2016. Andaj, ftojmë bizneset që të punësojnë Administrator të Sistemeve në mënyrë që të rrisin produktivitetin e bizneseve të tyre duke e bërë TIK si forcë shtytëse të proceseve të biznesit. Në këtë mënyrë, secili biznes i interesuar për të kontaktuar me ndonjërin nga kandidatët që tashmë kanë mbaruar me sukses trajnimin MTA 98-365: Windows Server 2016 Administration Fundamentals mund ta kontaktojnë InfoTech në formë të urës lidhëse ne mes të kandidatit dhe biznesit. Të dhënat kontaktuese të InfoTech janë:

Telefoni fiks: 0280 320 358 dhe
e-Postë: InfoTech@InfoTech-Kosova.com

Ne në Dautti, besojmë se me staf të kualifikuar mund ta ngritni produktivitetin e biznesit tuaj në nivelet e dëshiruara. Ndaj mos humbisni kohë, përkundrazi kontaktoni sa më parë InfoTech dhe vendosini komunikimin me kandidatin potencial për të administruar sistemet e biznesit tuaj të bazuar në Windows Server 2016 në veçanti, dhe Windows Server në përgjithësi.

Faleminderit paraprakisht për interesimin tuaj!

Shpresojmë që kjo të jetë një informatë e duhur për ju.

paqe me ju,

Dautti

LinkedIn | YouTube | Twitter | Instagram | Facebook

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.