Si ta kaloni provimin ICND1 (100-105): Cisco Certified Entry Networking Technician?

“Më besoni, është një ndjenjë e pa përshkruar kur kupton se e ke kaluar provimin. Megjithatë, nëse rezultati i provimit nuk është ai që keni shpresuar, atëherë mos lejoni që provimi ta vë në sprovë karakterin tuaj.”

-Bekim Dauti

Ky artikull është përpiluar ashtu që të ju ofron një pasqyrë të përgjithshme të objektivave të provimit ICND1 (100-105): Cisco Certified Entry Networking Technician (CCENT). Gjithashtu, ky artikull përmban edhe sugjerimet se si të përgatiteni për këtë provim.

CCENT

Çfarë është provimi ICND 1 (100-105)?

Shkurtesa ICND qëndron për Interconnecting Cisco Networking Devices, numri një (1) do të thotë se kjo është pjesa e parë e dy pjesëve nga sa provimi Cisco Certified Network Associate (CCNA) përbëhet (ICND 1 + ICND 2 = CCNA), dhe shifrat 100-105 përfaqësojnë kodin e provimit të nxjerrë dhe të standardizuar nga Cisco. Me një fjali, provimi ICND 1 (100-105) teston njohuritë dhe aftësitë e kandidatit në lidhje me bazat e rrjetit, teknologjitë e switch-ve, teknologjitë e router-ve, shërbimet e infrastrukturës dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës.

Cilat janë objektivat e provimit ICND 1 (100-105)?

Në përgjithësi, është një standard i pashkruar që praktikohet nga industria e TI-së kur bëhet fjalë për provimet e certifikimit. Zakonisht, objektivat ose temat e provimit paraqesin udhëzime të përgjithshme për një provim certifikimi të lëshuar nga klienti i provimit (në këtë rast, Cisco) që ka të ngjarë të përfshihet në provim. Në të njëjtën kohë, ndërsa Cisco përditëson pyetjet e provimit herë pas here pa njoftim paraprak, domosdoshmërisht do të përditësojë edhe objektivat e provimit në mënyrë që të reflektojë më mirë përmbajtjen e provimit. Nga ajo që u tha, në vijim janë dhënë objektivat e provimit ICND 1 (100-105).

Objektiva 1.0 – Bazat e rrjetit (20%)

Për ta arritur këtë objektivë, kandidati duhet të din mirë bazat e rrjetit. Kjo objektivë e provimit mund të përfshijë, por nuk kufizohet vetëm në: të dijë se çfarë është rrjeti kompjuterik dhe si të ndërtojë një rrjet kompjuterik, të identifikojë komponentët e rrjetit, të njohë arkitekturat e rrjetit, të dijë se çfarë është NOS, të përshkruajë modelet TCP/IP dhe OSI, të identifikojë kabllot për transmetimin e të dhënave, të përshkruajë emrin e hostit dhe adresat IP, të njoh mirë adresat e IPv4 dhe IPv6 dhe të dijë ti zbaton metodologjitë e zgjidhjes së problemeve. Kur të ndjeheni të sigurt se i keni fituar të gjitha aftësitë që kërkohen në këtë objektivë të provimit, ndjehuni të lirë të kaloni në objektiven e ardhshme.

Objektiva 2.0 – Bazat e switching në LAN (26%)

Për ta përmbushur këtë objektivë, kandidati duhet ti njohë mirë të konceptet e switching në LAN. Kjo objektivë e provimit mund të përfshijë, por nuk kufizohet vetëm në: të përshkruajë konceptet e switching, të shpjegojë formatin e Ethernet frame, të jetë në gjendje të zgjidhë problemet në ndërfaqës dhe në kabllo, të dini se çfarë është VLAN? dhe të jetë në gjendje të zgjidhë problemet e ndërlidhura me VLAN, të kenë një kuptim të mirë të ndërlidhjeve në mes të switch-ve si dhe sigurinë e portit duke përfshirë konfigurimin dhe zgjidhjen e problemeve. Kur të ndjeheni të sigurt se i keni fituar të gjitha aftësitë që kërkohen në këtë objektivë të provimit, ndjehuni të lirë të kaloni në objektiven e ardhshme.

Objektiva 3.0 – Routing fundamentals (25%)

Për ta përmbushur këtë objektivë, kandidati duhet ti njohë mirë konceptet e routing. Kjo objektivë e provimit mund të përfshijë, por nuk kufizohet vetëm në: të përshkruajë konceptet e routing, të kuptojë mirë komponentët e tabelave të routing, të dijë se si popullohet dhe përditësohet tabela e routing, ti dallon dhe të krahason routing statik me routing dinamik, të jetë në gjendje të konfiguron dhe zgjidh problemet e inter-VLAN routing dhe Router-on a-stick, si dhe të jetë në gjendje të konfiguron dhe zgjidh problemet me routing statik në IPv4 dhe IPv6. Kur të ndjeheni të sigurt se i keni fituar të gjitha aftësitë që kërkohen në këtë objektivë të provimit, ndjehuni të lirë të kaloni në objektiven e ardhshme.

Objektiva 4.0 – Infrastructure service (15%)

Për ta përmbushur këtë objektivë, kandidati duhet të ketë njohuri të mira të shërbimeve në rrjetet kompjuterike. Kjo objektivë e provimit mund të përfshijë, por nuk kufizohet vetëm në: të përshkruajë si funksion DNS, të jetë në gjendje të zgjidhë problemet e ndërlidhjes së pajisjeve fundore, të jetë në gjendje të identifikojë problemet e DHCP-së dhe ti zgjidhë ato si në klientë e po ashtu edhe në routera, të konfiguron dhe zgjidh problemet e NTA, të din se çfarë është NTP dhe të jetë në gjendje ta konfiguron dhe zgjidh problemet e NTP, si dhe të ketë njohuri se çfarë është lista e qasjes (access list) dhe të jetë në gjendje ta konfiguron dhe zgjidh problemet e ndërlidhura me të. Kur të ndjeheni të sigurt se i keni fituar të gjitha aftësitë që kërkohen në këtë objektivë provimi, ndjehuni të lirë të kaloni në objektiven e ardhshme.

Objektiva 5.0 – Infrastructure maintenance (14%)

Për të përmbushur këtë objektivë, kandidati duhet të ketë njohuri të mira të
koncepteve të përgjithshme të metodologjisë së zgjidhjeve të problemeve. Kjo objektivë e provimit mund të përfshijë, por nuk kufizohet vetëm në: të dijë se çfarë është syslog dhe të jetë në gjendje të konfigurojë dhe të zgjidhë problemet e ndërlidhura me syslog, të jetë në gjendje të konfigurojë dhe verifikojë konfigurimin dhe menaxhimin e pajisjes, të jetë në gjendje të konfigurojë dhe verifikojë konfigurimet iniciale në switch dhe router, të kupton rëndësinë e mirëmbajtjes së pajisjes, të kupton rëndësinë e sigurisë së pajisjes, si dhe të identifikon komandat dhe veglat e duhura për zgjidhjen e problemeve të rrjetit kompjuterik. Kur të ndjeheni të sigurt se i keni fituar të gjitha aftësitë që kërkohen në këtë objektivë provimi, atëherë ndjehuni të lirë ta regjistroni provimin dhe kaloni atë pa siklet!

Çfarë duhet të prisni në provimin ICND1 (100-105)?

Zakonisht, provimi përmban nga 45 deri në 55 pyetje. Kohëzgjatja e provimit është 90 minuta, por nëse jeni gjuha angleze nuk është gjuhë amtare e juaja, atëherë, atëherë do t’ju jepen 30 minuta shtesë. Cisco nuk publikon rezultatet e kalimit të provimeve, megjithatë, prisni që rezultati i kalueshmërisë të jetë në mes të 800 dhe 850 pikëve. Pyetjet nuk mund ti rishikoni, që do të thotë se nuk mund të ktheheni mbrapa për të rishikuar përgjigjen e dhënë në pyetje paraprake.

Si të përgatiteni për provimin ICND1 (100-105)?

Në përgjithësi, nuk ka standarde të shkruara se si të përgatiten për provimet e certifikimit, dhe provimin ICND 1 (100-105) në veçanti. Në fakt, ajo ka të bëjë më shumë me praktikat më të mira në procesin e përgatitjes së provimit. Në rastin e provimit ICND 1 (100-105), ato janë si më poshtë:

  • punë aktive me rrjetet kompjuterike nga 1 deri në 2 vjet
  • pjesëmarrje në trajnimin Cisco CCENT: ICND 1 (100-105) Certification
  • posedimi i literaturës CCENT/CCNA: ICND1 100-105 Certification Guide
  • punë praktike me switch dhe router të vërtetë, apo simulator dhe emulator si Packet Tracer dhe GNS3
  • paraqet ndihmesë të madhe nëse jeni i certifikuar me CompTIA Network+
  • familjarizimi me formatin e pyetjeve përmes Pyetësorëve të provimit ICND1 (100-105)
  • shqyrtoni me kujdes objektivat e provimit për të identifikuar pikat në të cilat shfaqni dobësi
  • shoqërohuni me miq që kanë kaluar provimin e certifikimit ICND1 (100-105) dhe mësoni nga përvoja e tyre

CCENT_CCNA - ICND 1 (100 - 105) certification Guide (2)

Si të regjistroheni në provimin ICND1 (100-105)?

Në përgjithësi, të gjitha provimet Cisco ofrohen përmes PearsonVUE. Ekzistojnë dy lloje të provimeve:

  • Provimet e mbikëqyrura në një qendër testimi
  • Provimet në linjë (on-line) të vetë-administruara

ICND 1 (100-105) është një provim i mbikëqyrur që mbahet në një qendër testimi. Qendra e testimit është një lokalitet i autorizuar nga PearsonVUE për të ofruar provime të certifikimit. Pra, kur mendoni se jeni gati të hyni në provimin ICND 1 (100-105), atëherë regjistrojeni provimin tuaj në mënyrat e mëposhtme:

PearsonVUE at InfoTech

Në ditën e provimit ICND1 (100-105)

Sigurohuni që keni fjetur mirë natën para ditës së provimit. Mos e lodhni veten duke u përpjekur t’i kujtoni gjërat që keni mësuar gjatë përgatitjes për provim. Sigurohuni që të arrini në qendrën e testimit 30 minuta përpara orës së caktuar për provim si dhe sigurohuni që keni me vete kartelat e identifikimit të kërkuara sipas praktikës së PearsonVUE. Me të hyrë në qendrën e testimit, tregoni mirësjellje me administratorin e qendrës së testimit dhe lexoni me kujdes Pearson VUE Candidate Rules Agreement.

Kur të uleni për ta nisur provimin, thoni një lutje sepse do të ju shton vetëbesimin tuaj. Pastaj, lexoni me kujdes udhëzimet e provimit dhe niseni provimin. Lexoni çdo pyetje me shumë kujdes dhe mos nxitoni t’i përgjigjeni pyetjeve para se ti lexoni me kujdes edhe përgjigjet. Mos harroni, nuk mund të ktheheni për të shqyrtuar përgjigjen paraprake, prandaj përpiquni të bëni më të mirën me përgjigjet tuaja. Në të njëjtën kohë, jini të arsyeshëm me kohën e provimit sepse, edhe pse ka mjaft kohë në dispozicion, nëse nuk e menaxhoni në mënyrë adekuate, atëherë nuk do t’ju mjaftojë. Në asnjë moment mos lejoni që paniku të ju kaplon, përkundrazi përpiquni ta shijoni provimin në maksimum duke u kënaqur me pyetjet dhe përgjigjet e provimit. Dhe kështu, pyetje pas pyetje, do ta përfundoni provimin tuaj ICND 1 (100-105). Në fund, do të merrni rezultatin e provimit.

Më besoni, është një ndjenjë e pa përshkruar kur kupton se e keni kaluar provimin. Megjithatë, nëse rezultati i provimit nuk është ai për të cilin keni shpresuar, atëherë mos lejoni që provimi të vë në sprovë karakterin tuaj, sepse provimi ICND1 (100-105) është i bërë që të teston aftësitë dhe shkathtësie tuaja në rrjetet kompjuterike dhe nuk është një test psikologjik për të testuar personalitetin tuaj. Kështu, pranojeni rezultatin si të tillë, dhe që nga dita e nesërme nisni përgatitjen për të rihyrë në provim. Përpiquni ti identifikoni pikat në të cilat nuk keni performuar mjaftueshëm. Mos harroni, tani keni përvojën e provimit dhe kjo do t’ju ndihmojë shumë që të ri-përgatiteni për provim dhe ta kaloni me sukses atë. Paçit fat në provimin tuaj!

Pas provimit të certifikimit ICND1 (100-105)

Me ta kaluar provimin ICND 1 (100-105), kandidati fiton kredencialin Cisco Certified Entry Networking Technician (CCENT). Urime certifikimi CCENT! CCENT është një kredencial nismëtar nga Cisco në botën e rrjeteve kompjuterike. Përveç kësaj, certifikimi CCENT është hapi i parë drejt marrjes së certifikimit CCNA. Për ta bërë këtë, kandidati duhet të kalojë provimin e radhës ICND 2 (200-105). Ju urojmë fat me provimet e ardhshme të Cisco, duke ju uruar një karrierë të suksesshme si administrator i rrjetit!

Për fund por jo më pak e rëndësishme, mësoni dhe praktikoni sa më shumë që mundeni me teknologjitë e rrjeteve kompjuterike në përgjithësi dhe switch dhe router në veçanti. Sepse, vetëm duke bërë kështu, do të jeni në gjendje të merrni aftësitë dhe shkathtësitë për të administruar rrjetet kompjuterike dhe ta kaloni provimin ICND1 (100-105) me lehtësi.

Paçi fat në kalimin e provimit.

Shpresojmë që kjo të jetë një informatë e duhur për ju.

paqe me ju,

Dautti

LinkedIn | YouTube | Twitter | Instagram | Facebook

 

1 Comment »

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.