Skip to content
Advertisements

Si punon Interneti?

A e keni pyetur veten ndonjëherë se si punon Interneti? Se si punon një router? Se çfarë ngjyre ka një pako e IP dhe se si udhëton ajo paketë nëpër një firewall? Të gjitha këto përgjigje dhe shumë të tjera se si punon Interneti, do ti gjeni në filmin “Warriors of the Net” të TNG Medialab. Ky film ofrohet në disa gjuhë dhe paraqet një mundësi të mirë për tu njohur me punën e Internetit. Por më e mira e këtij filmi është se ky film ofrohet falas. Shpresoj që… Read more Si punon Interneti?

Anketë: Cilin sistem operativ e përdorni në kompjuterin tuaj personal?

Njohuritë për sistemet kompjuterike, kurreshtja profesionale dhe mirëqenia sociale mund të jenë disa nga faktorët të cilët kanë bërë të mundshëm që edhe në mesin e përdoruesve të kompjuterit personal në shoqërinë tonë të ketë shumëllojshmëri të sistemeve operative. Pa dashur për ti bërë reklamë njërit apo tjetrit sistem operativ, pa dashur për të risjellë diskutimet e shumta se cili sistem operativ është më i mirë Windows apo Linux apo OS X; thjeshtë për të parë se cilin sistem operativ apo sisteme operative e përdorin përdoruesit e kompjuterit personal (tablet,… Read more Anketë: Cilin sistem operativ e përdorni në kompjuterin tuaj personal?

Mëso për rrjetet kompjuterike nga video blogu në YouTube

Të dashur lexues, Mirë se erdhët në video blogun tim dhe tuajin! Me qëllim të ndarjes së diturisë me të gjithë të interesuarit në formatet e mundshme që ofron teknologjia e stome, përfshi edhe përmbajtjen në formatin video, në dispozicionin tuaj është edhe kanali Bekim Dauti’s Vlog në YouTube. Duke pas parasysh faktin se jetojmë në epokën e Internetit ku telefoni juaj i mençur, tableti apo kompjuteri juaj qoftë në shtëpi apo në punë është i lidhur për këtë rrjet kompjuterik global, atëherë dikush më pak e dikush më shumë… Read more Mëso për rrjetet kompjuterike nga video blogu në YouTube

Kategoria: Guest’s Posts (Postimet e Mysafirit)

Të dashur lexues, Ju faleminderit për konsideratën dhe kohën tuaj për të vizituar dhe lexuar blogun tim dhe tuajin! Andaj, duke pas në konsideratë fjalën e urtë: “çdo gjë kur ndahet zvogëlohet, përveç diturisë e cila kur ndahet shtohet” kam ndarë për ju hapësirën postimet e mysafirit. Kështu, në qoftë se merreni me shkrime dhe posedoni artikuj nga fusha e teknologjisë së informatikës dhe dëshroni që ti ndani ato me mua dhe lexuesit e blogut atëherë ju ftoj që ti postoni. Atëherë mos hezitoni, më dërgoni artikullin tuaj në e-Postën:… Read more Kategoria: Guest’s Posts (Postimet e Mysafirit)