Windows Server 2016: Arriti Vëzhgimi Teknik 5
“Provoni sistemin operativ të së nesërmes sot.” Microsoft
Siç mund ta dini, më 27 Prill 2016 Microsoft ofroi Windows Server 2016 Vëzhgimin Teknik 5. Gjithnjë sipas Microsoft, pas këtij versioni të Windows Server 2016 pritet të pasoj versioni final i këtij sistemi operativ për server që sipas Microsoft do të ofrohet në tremujorin e tretë të vitit 2016. Microsoft pohon se e ka përmirësuar dukshëm këtë sistem operativ dhe se në këtë vëzhgim teknik krahas përmirësimeve ka shtuar dhe veçori të reja. Kështu, komponentët të cilat kanë qenë objektiv i përmirësimeve dhe shtimit të risive të reja në Windows Server 2016 janë: Hyper-V, serveri Nano, rrjeti, siguria, magazinimi i të dhënave dhe të tjera risi dhe përmirësime. Siç është bërë tashmë zakon, Microsoft përmes portalit Technet Evaluation Center ofron mundësinë e shkarkimit dhe eksplorimin e të gjitha përmirësimeve dhe veçorive të reja të Windows Server 2016 Vëzhgimi Teknik 5 për një periudhë të caktuar kohore, e që kryesisht është 180 ditë. Ndaj, në rreshtat në vijim do të ndaj me ju përvojën time të përmirësimit të Windows Server 2016 Vëzhgimi Teknik 4 në Windows Server 2016 Vëzhgimi Teknik 5.
Përmirësimi i WS 2016 VT4 në WS 2016 VT5:
Skedarët për shkarkim të Windows Server 2016 VT5 ofrohet në dy formate: ISO dhe Nano VHD. Varësisht nga preferencat tuaja, porsa të keni shkarkuar produktin WS 2016 VT5 dhe ta keni djegur në DVD apo diskun pa pjesë lëvizëse mund të ecni tutje me përmirësimin e WS 2016 VT4 në WS 2016 VT5.
Vendosni mediumin e DVD-së, respektivisht diskun pa pjesë lëvizëse në njësitë respektive. Pastaj, hapeni përmbajtjen e DVD-së, apo të diskut pa pjesë lëvizëse dhe klikoni në skedarin setup:
Procesi i përmirësimit do të ju kërkon që të shkarkoni përditësimet e nevojshme ndaj sigurohuni që kompjuteri juaj është i lidhur në Internet. Përzgjidhni opsionin Download and install updates dhe klikoni butonin Next.
Për dallim nga vëzhgimet paraprake, VT 5 kërkon çelësin e produktit të cilin e merrni nga Technical Evaluation Center. Shkruani çelësin e produktit dhe klikoni butonin Next.
Përzgjidhni ndërfaqësin e preferuar për WS 2016 VT5. Në rastin tim, kam përzgjedhur ndërfaqësin GUI (Desktop Experience).
Pranojini kushtet e licesnimit duke klikuar në butonin Accept.
Edhe pse në esencë procesi ka të bëjë me përmirësimin e sistemit sesa me instalimin nga gjendja e pastër, sërish meqë bëhet fjalë për sistem operativ për server në formatin e vëzhgimit teknik, nuk ofron mundësinë e ruajtjes së të dhënave dhe skedarëve. Ndaj përzgjidhni opsionin Nothing dhe klikoni Next.
Do të pasojnë hapat ku procesi i përmirësimit (instalimit) do të shkarkon përditësimet, verifikon nëse mund ta instaloni sistemin operativ WS 2016 VT5 si dhe do të sigurohet nëse keni hapësirë të mjaftueshme në disk. Kur gjithçka do të jetë gati, atëherë klikoni butonin Install.
Pas klikut në butonin Install (nga hapi paraprak) nisë instalimi i WS 2016 VT5.
Pas disa rinisjeve, do të kompletohet instalimi i WS 2016 VT5 dhe tryeza e tij pasi të jeni loguar duket si në vijim.
Shpresoj që ky postim të jetë informues për ju të dashur lexues.
paqe dhe shëndet,
Bekimi