Shërbimet

Nëse jeni biznes nismëtar dhe akoma nuk keni realizuar rrjetin kompjuterik dhe shërbimet e rrjetit; apo jeni biznes që operon tani e sa kohë dhe po mendoni për riorganizimin e rrjetit kompjuterik dhe shërbimeve në të, Atëherë Dautti në cilësinë e partnerit të regjistruar të Cisco dhe Microsoft, përkujdeset për infrastrukturën e rrjetit dhe të serverëve tuaj. Shërbimet që ne i ofrojmë janë si në vijim:

  • furnizim me kompjuterë, serverë dhe pajisje aktive dhe pasive të rrjetit kompjuterik
  • instalimin e sistemeve operative, programeve aplikative dhe zgjidhjen e problemeve në klientë
  • instalimin e sistemeve operative, konfigurimin e shërbimeve dhe zgjidhjen e problemeve në serverë
  • dizajnimin, implementimin dhe zgjidhjen e problemeve në rrjetin kompjuterik
  • instalimin, konfigurimin dhe zgjidhjen e problemeve në pajisjet aktive të rrjetit kompjuterik
  • instalimin, konfigurimin dhe zgjidhjen e problemeve në pajisjet periferike të rrjetit kompjuterik
  • konfigurim të shërbimeve të rëndomta dhe të avancuara në rrjetin tuaj kompjuterik
  • instalimin dhe konfigurimin e shërbimeve në rrjetin kompjuterik të bazuara në:
    • MS SQL Server
    • MS SharePoint Server
    • MS Exchange Server
    • Skype for Business
    • OneDrive for Business

 

Nëse jeni të interesuar për zgjidhje të bazuara në produktet e Cisco dhe Microsoft, mjafton të na kontaktoni në +383 (0)38 70 16 65 ose [email protected] dhe ne me shumë kënaqësi do të ju ofrojmë më shumë informacion. Gjithashtu, me shumë kënaqësi mund të organizojmë edhe takim në të cilin ekspertët tanë do të ua prezantojnë zgjidhjet e bazuara në pajisjet e vendorëve në fjalë. Faleminderit paraprakisht!

Krahas bashkëpunimit profesional me Cisco dhe Microsoft, ne kemi vendosur bashkëpunim profesional edhe me DistantPoint kompani Zvicerane me përfaqësi në Maqedoni e tani edhe në Kosovë. Dautti në cilësinë e përfaqësuesit, prezanton në tregun Kosovar produktet e njohura të DistantPoint si:

  • ArchiTech një platformë ndërvepruese arkitekturore që ofron një mënyrë moderne dhe praktike të komunikimit ndërmjet investitorëve, zhvilluesve të pronave, arkitektëve, projektuesve të brendshëm, prodhuesve, furnizuesve dhe klientëve të fundit (blerësit). Qëllimi i vetëm është që të ofrojë një zgjidhje të plotë, nga ana tjetër, duke krijuar një urë midis industrive, produkteve dhe shërbimeve të ndryshme. ArchiTech i ofron klientin një prezantim interaktiv të projektit të tyre dhe u lejon atyre të vizualizojnë hapësirën e tyre në një mënyrë realiste të fotografive.
  • Enterprise Hospital System (EHS) është një ueb aplikacion i plotë për çdo institucion mjekësor. Sistemi i Informacionit Spitalor brenda Enterprise Hospital System (EHS) mbulon të gjitha fushat për menaxhimin e spitaleve, duke filluar nga regjistrat, administrata, menaxherët e detyrave, integrimet dhe vlerësimet e JCI dhe statistikat. Sistemi lidh të gjithë elementët e rëndësishëm të procesit të punës brenda spitalit dhe përputhet me nevojat e strukturave të ndryshme organizative spitalore. Regjistri i Shëndetit Elektronik brenda Enterprise Hospital System (EHS) i referohet regjistrimit dhe përkujdesjes së plotës të pacientit, duke filluar nga caktimi i vizitës, ekzaminimit, ndërhyrjeve, shtrimit në spital, faturimit dhe lirimit, e deri në sistemin përfundimtar të kujdesit pas lëshimit të pacientit. Të dyja pjesët Sistemi i Informacionit Spitalor dhe Regjistri i Shëndetit Elektronik janë të përcaktuara veçmas, por ato janë të zhvilluara dhe të përfshira si një tërësi, duke e bërë Enterprise Hospital System (EHS) një aplikacion të përkryer për spitalet dhe institucionet mjekësore.

Nëse jeni të interesuar për produktet ArchiTech dhe Enterprise Hospital System (EHS), mjafton të na kontaktoni në +383 (0)38 70 16 65 ose [email protected] dhe ne me shumë kënaqësi do të ju ofrojmë më shumë informacion. Gjithashtu, me shumë kënaqësi mund të organizojmë edhe takim në të cilën ekspertët tanë do të ua prezantojnë produktet në fjalë. Faleminderit paraprakisht!