Për
DAUTTI
Rreth Nesh
I themeluar në vitin 2017 në Gjilan, Republika e Kosovës, Dautti ka ndërtuar një rrugëtim që bashkon dijen, teknologjinë dhe zhvillimin profesional. Fillimisht si një shkollë profesionale e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK), sot ne kemi zgjeruar veprimtarinë duke ofruar një ekosistem shërbimesh që mbështet individët dhe bizneset në epokën dixhitale.
Shërbimet tona
- Pagesat elektronike në bashkëpunim me Moneta, për të lehtësuar transaksionet moderne financiare.
- Turizmi dhe udhëtimet me VAS Tour, duke ofruar përvoja të personalizuara për klientët tanë.
- Avio-biletat për destinacione ndërkombëtare në bashkëpunim me Air Prishtina.
- Video Training për zhvillim profesional me ACI Learning.
- Certifikimi në gjuhën angleze për studentë dhe punëtorë me Versant English.
Misioni Ynë
Misioni ynë është të ndihmojmë individët të zbulojnë pasionin e tyre dhe ta shndërrojnë atë në profesion, ndërsa ndihmojmë bizneset dhe organizatat të adaptohen ndaj sfidave të reja teknologjike. Përmes qasjeve praktike dhe programeve inovative, ne bëhemi partnerët e tyre në udhëtimin drejt dixhitalizimit, duke rritur efikasitetin dhe konkurrueshmërinë.
Programet dhe Certifikimet
Në kurikulën e shkollës profesionale përfshihen programe dhe certifikime nga organizata ndërkombëtare prestigjioze, si:
- ECDL
- Microsoft Office Specialist (MOS)
- Cisco
- CompTIA
- Microsoft
- Autodesk
Këto programe janë gurë themeli për transformimin profesional të studentëve tanë.
Përgjegjësia Sociale
Në Dautti, besojmë se suksesi merr kuptim vetëm kur kontribuojmë për të mirën e përbashkët. Për këtë arsye, ndan 2.5% të të ardhurave nga çdo trajnim për të mbështetur:
- projekte zhvillimore,
- programe edukative,
- donacione dhe bamirësi.
Të dhënat e Dautti në Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK) janë si në vijim:
| Nr | Emri | Nr.Biznesit | Komuna | Lloji Biznesit | Statusi |
| 1 | Dautti sh.p.k. | 810067563 | Gjilan | Shoqëri me përgjegjësi të kufizuara | Aktiv |
Ju mund ti vërtetoni të dhënat dhe statusin e Dautti Sh.p.k. në sajtin e uebit të Agjensionit të Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK) duke klikuar këtu.