Mundësi Punësimi

Punësohu në

DAUTTI

Një nga synimet tona më të rëndësishme është që Dautti të bëhet një vend i shkëlqyeshëm për të punuar. Ky synim matet më së miri nga aftësia jonë për të zhvilluar një kulturë në Dautti përmes sloganit tonë “një rreze dielli në dritaren tuaj”. Ne jemi të bindur se kultura jonë, e kombinuar me mundësitë e karrierës dhe një plan konkurrues kompensimi, e bën Dautti një vend ku profesionistët mund të lulëzojnë për të mirë.

Instruktorë për teknologji të ndryshme

Me moton “ne po punësojmë dhe po rritemi”, jemi në kërkim të instruktorëve me përvojë dhe të certifikuar në teknologjitë si:

  • ECDL (ECDL Examiner),
  • MOS (Microsoft Office Specialist (MOS) Master Instructor),
  • CompTIA (CompTIA Certified Technical Trainer (CTT+))
  • Cisco (Cisco Certified Academy Instructor (CCAI)) dhe
  • Microsoft (Microsoft Certified Trainer (MCT)).

Lokacioni i punës

Ju do të punoni nga shtëpia. E tëra çfarë ju duhet të posedoni është tavolina e punës, kompjuteri, kamera e uebit, mikrofoni, lidhje të qëndrueshme në internet, si dhe furnizim të vazhdueshëm me energji elektrike.

Kompensimi i angazhimit

Kompensimi i angazhimit nuk paraqet pengesë për një individ profesionist, prandaj le ta diskutojmë.

Si të aplikoni?

Nëse keni përvojën dhe kualifikimin për njërën nga teknologjitë e përmendura më parë, si dhe dëshironi të ndani njohuritë tuaja profesionale me të gjithë të interesuarit, atëherë ju ftojmë që të na kontaktoni në [email protected].

Ju faleminderit paraprakisht!