A-Tech: Çka mësojnë fëmijët në Shkollën Digjitale në Prishtinë?

Shkolla digjitale është shkollë e parë e hapur në Prishtinë e cila ofron kurse të teknologjisë informative për fëmijët e moshës 7 deri 15 vjeç. Kjo shkollë është hapur në muajin Dhjetor 2015 si rezultat i nevojës dhe kërkesës së madhe të gjeneratës së re për mësim dhe njohuri më të thelluara mbi këtë fushë. Aktualisht në shkollën digjitale po edukohen mbi 300 fëmije të kësaj moshe.
Plan programi me të cilin funksionon Shkolla Digjitale është plan program i përpiluar nga organizata CODE si dhe Massachusetts Institute of Technology – MIT në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky plan program i dedikuar për mësimin e fëmijëve, i cili i plotëson të gjitha standardet e nevojshme, është inkuadruar si plan program i rregullt në shkollat fillore të Amerikës dhe Britanisë së Madhe.

Por çka realisht po mësojnë fëmijët në Shkollën Digjitale ne Prishtine? Është kjo pyetje qe stafi i Shkollës Digjitale çdo dite provon të shpjegoje në mënyrën më të thjeshte të gjithë prindërve të interesuar. Për ketë arsye, unë si CEO i Shkollës Digjitale kam vendosur që të shkruaj ketë artikull, që të e bëjë kuptimin sa më të lehte për të gjithë prindërit që ende nuk kane arritur të vizitojnë Shkollën apo të bisedojnë me ne.

Shkolla digjitale

Nuk dua të ndalem tek temat se a është programimi ngarkese, apo arsyet pse duhet fëmijët të mësojnë programimin pasi që këto janë shtjelluar në shume artikuj të mëparshëm që mund t`I lexoni në ueb faqen e Shkollës Digjitale. Dua të fokusohem më tepër në detajet se çka mësojnë fëmijët tek ne.

Përveç mësimeve të vazhdueshme rreth Programimit/Krijimit të cilat mësohen nga plan programi I dedikuar për moshat e hershme të fëmijëve, në Shkollën Digjitale fëmijët gjithashtu edukohen rreth teknologjisë informative në përgjithësi dhe edukatës digjitale!

Në shkollën digjitale fëmijët mësohen si të sillen në një ambient pune, si te kooperojnë në mes veti dhe mësojnë se ç’fare do të thotë suksesi apo ndëshkimi ekipor. Një numër i mirë i fëmijëve në fillim nuk e kishin ndjenjën e ekipit… Ata tash kanë filluar të mësojnë se si të funksionojnë si një entitet i vetëm, të kenë shpirte ekipor dhe të mbrojnë njëri tjetrin.

Plan programi me të cilin mësojnë fëmijët është i dizajnuar në mënyre që kohe pas kohë fëmijët të sfidohen me probleme të caktuara. Se paku çdo dite gjatë orës mësimore ata e kane një problem që është me i vështire se të gjithë tjerat. Aty testohet durimi i fëmijëve se sa gjatë kanë durim të provojnë zgjidhjen e një problemi. Është, shume e rëndësishme që të mësojnë durimin gjate punës. Jo gjithmonë gjerat në jetë janë të thjeshta apo të parashikueshme se si ne i dëshirojmë, prandaj është esenciale që këta të jenë të gatshëm çdo kohë të ballafaqohen me probleme që ju marrin më shumë kohë se sa që mendojnë fillimisht.

Pjesa tjetër e mësimit përveç programimit është kultura teknologjike. Ç’fare mendohet me kulture teknologjike në ketë rast? Është gjendje e mjerueshme… kur pyet mbi 100 nxënës se a kanë dëgjuar ndonjëherë në shkolla për siguri digjitale dhe në shumicën e rasteve e merr një JO të ftohët. Të lejosh sot një fëmije të shëtis në internet pa kulture bazë digjitale apo pa mbrojtje ndaj materialeve të pa përshtatura për moshën e tyre, është e njëjte sikurse të vendosësh një fëmije në një xhungël të amazonës për herë të parë dhe ta lesh atë të mbijetoje i vetëm.

Rreziqet e internetit është teme që shtjellohet çdo nivel në Shkollën Digjitale, ku ne i mësojmë fëmijët se si të mbrohen dhe  të vetëdijesohen nga rreziqet e mundshme dhe dëmet që munden ata të i shkaktojnë vetës apo familjes. Për më tepër, ata mësojnë edhe edukatën digjitale, që është e ngjashme me edukatën qytetare ku ne i mësojmë fëmijët të jenë “qytetare digjital” të ndershëm dhe dinjitoz duke marre parasysh se kohen më të gjatë njerëzimi sot po e jeton në mënyre digjitale. Dukuri kjo, që deshëm ne apo jo nuk mund ta shmangim, por duhet të edukohemi.

Shkolla digjitale 2

Çdo nivel në Shkollën Digjitale është i balancuar. Fëmijët në Shkollën Digjitale mësojnë si të krijojnë dhe si të kontrollojnë teknologjinë përmes programimit, gjithashtu mësojnë histori teknologjike, mësojnë kulturën digjitale dhe sigurinë digjitale. Mbi të gjitha ne po i përgatisim fëmijët që të kenë aftësi krijuese, shpirt bashkëpunues dhe të jenë të përgatitur psiqikisht për çdo sfide që mund të ju paraqitet në të ardhmen.

Shënim:

Artikulli është publikuar në portalin A-Tech më 23 Mars 2016. Është ri publikuar në këtë blog me të drejtën paraprake të A-Tech.

Shpresoj që ky postim të jetë informues për ju të dashur lexues.

paqe dhe shëndet,

Bekimi

Bekim Dauti’s Blog | Bekim Dauti’s Vlog