Politika e Rimbursimit

Në vijim janë dhënë politikat e regjistrimit, anulimit, ri regjistrimit në trajnime. Po ashtu, këtu mund të gjeni edhe politikën e rimbursimit të trajnimeve tashmë të regjistruar. Andaj, për ti evituar situatat administrative të padëshiruara për të dyja palët, ju lutemi që ti lexoni me vëmendje politikat e sipërshënuara përpara se të merrni vendim për të regjistruar trajnimin tuaj të preferuar.

 

Regjistrimet në Trajnime

Ju mund të regjistroheni në trajnimet e ofruara nga Dautti në formatin 24/7 meqë kalendari i trajnimeve ofrohet në formatin elektronik përmes sajtit të uebit www.Dautti.com, si edhe pagesa nga ju mund të bëhet po ashtu në formatin elektronik. Kështu, regjistrimet në trajnime pranohen në bazë të parimit së pari paguaj që të shërbehesh. Gjithashtu, ekziston mundësia e rezervimit të përkohshëm i pjesëmarrjes në trajnime duke dërguar kërkesën për rezervim në [email protected]. Megjithatë, pagesa e plotë e trajnimit duhet të realizohet së paku dy ditë (48 orë) para se të fillon trajnimi.

 

Anulimet dhe Ri regjistrimet në Trajnime

Ju mund të anuloni trajnimin e regjistruar së paku tre ditë (72 orë) para se të fillon trajnimi duke dërguar kërkesën për anulim në [email protected]. Pagesa e plotë e trajnimit ju kthehet brenda tridhjetë ditëve (30) nga dita e anulimit, përveç pjesës së të hollave të cilat mund të jenë shpenzuar për materialin e trajnimit, qasjen në laboratorë, dhe aktivitete të ndërlidhura që ofrohen nga partnerët e trajnimeve. Gjithashtu, ju mund ta ri regjistroni trajnimin tanimë të regjistruar në rast se për ndonjë arsye personale nuk do të mund të vijoni trajnimin. Me këtë rast, kërkesën për ri regjistrim duhet ta dërgoni në [email protected] së paku një ditë (24 orë) para se të fillon trajnimi. Pagesa e trajnimit të regjistruar nuk do të ju kthehet por do të mbahet meqë trajnimi i ri regjistruar do të jetë orari i ardhshëm i trajnimit të cilin nuk ishit në gjendje ta vijoni.