Si ta përmirësoni sistemin operativ aktual me Windows 10?
“Nuk do të jetë e drejtë të quhet Windows 9.” Terry Myerson
Tashmë Windows 10 është një sistem operativ zyrtar dhe më shumë se kaq Microsoft mbajti fjalën se këtë sistem operativ do ta ofron falas për përmirësim (në Ang. upgrade) të sistemeve operative ekzistuese për të gjithë përdoruesit që posedojnë kompjuter me sistem operativ të licencuar si Windows 7 dhe 8/8.1. Gjithnjë sipas Windows Central, në javën e parë të jetës së Windows 10 janë me se 67 milion përdorues gjithë andej globit që përfituan nga oferta e përmirësimit falas të sistemeve operative ekzistuese të tyre si Windows 7 dhe 8/8.1, duke shkarkuar Windows 10 nga serverët e Microsoft. Natyrisht, në mesin e këtyre përdoruesve jam edhe unë dhe kompjuteri im tashmë i përmirësuar me Windows 10 nga ku dhe po shkruhet ky artikull. Me qëllim të ndarjes së përvojës së përmirësimit të sistemit operativ aktual në Windows 10 në vijim gjeni një nga mënyrat e ofruara nga Microsoft për përmirësim.
Përmirësimi përmes programit Windows Insider
Një nga mënyrat për ta përmirësuar sistemin operativ aktual në Windows 10 është përmes programit të Windows Insider. Në qoftë se posedoni kompjuter me sistem operativ të licencuar si Windows 7 ose 8/8.1 dhe jeni të regjistruar në programin e Windows Insider, atëherë mjafton të shkruani në shiritin e adresës së shfletuesit tuaj vijuesen:
për ta nisur procesin e përmirësimit. Ndaj në vijim, hap pas hapi do të shpalosim përmirësimin e sistemit operativ aktual (në rastin tim Windows 8.1) në Windows 10 përmes programit Windows Insider.
1. Pasi ta keni hapur faqen e uebit të programit Windows Insider, klikoni në Sign in në të djathtë të ekranit të kompjuterit tuaj.
2. Pastaj klikoni në butonin Get Windows 10:
3. Në këtë hap ju kërkohet të shkarkoni veglërinë për shkarkim të sistemit operativ varësisht nga versioni i sistemit tuaj aktual. Pra, duhet të përzgjidhni platformën e duhur në mes të 32-bit dhe asaj 64-bit:
4. Ju ofrohet mundësia e përzgjedhjes së përmirësimit apo realizimit të mediumit për instalim. Përzgjedhni opsionin Upgrade this PC now dhe klikoni butonin Next:
5. Në rast se keni përzgjedhur opsionin e përditësimit nga hapi paraprak, atëherë ju kërkohet përmes klikut në butonin Accept ti pranoni Kushtet e Licencimit:
6. Pastaj, fillon procesi i kontrollimit dhe shkarkimit të përditësimeve:
7. Pas shkakrimit të përditësimeve, kontrollohet kompjuteri juaj për gatishmërinë e instalimit:
8. Kontrollohet nëse disku juaj ka hapësirë të mjaftueshme:
9. Do të ju paraqitet lista e aktiviteteve të planifikuara për tu realizuara në hapat vijues. Klikoni butonin Install për të vazhduar me përmirësimin e sistemit operativ aktual në Windows 10:
10. Fillon procesi i instalimit të Windows 10. Gjatë këtij procesi kompjuteri juaj do të riniset disa herë deri në kompletimin e instalimit të Windows 10:
11. Si pjesë e procesit të instalimit të Windows 10 janë edhe veprimet si: kopjimi i skedarëve, instalimi i tipareve dhe drajverave, si dhe konfigurimi i parametrave:
12. Pas kompletimit të veprimeve paraprake, tashme fillon finalizimi i Windows 10 në kompjuterin tuaj. Klikoni në butonin Next për të kompletuar këtë proces:
13. Në këtë hap, Microsoft ju paraqet një përmbledhje të parametrave të parakonfiguruar të cilat mudn ti ndryshoni pasi të keni kompletuar instalimin e Windows 10. Klikoni butonin Use Express settings për të ecur tutje:
14. Microsoft në Windows 10 ju ofron aplikacionet e reja si: Photos, Microsoft Edge, Music, si dhe Movies dhe TV. Klikoni butonin Next:
15. Si pjesë e finalizimit të instalimit të Windows 10 është edhe shkarkimi i përditësimeve kritike:
16. Kur i tërë procesi i instalimit të Windows 10 të jetë kompletuar me sukses atëherë ju shfaqet mundësia e qasjes në Windows 10:
Konkluzioni
Varësisht nga hardueri dhe shpejtësia e Internetit që posedoni mund të them që procesi i përmirësimit të sistemit operativ aktual në Windows 10 merr kohë të konsiderueshme për tu kompletuar. Pavarësisht, si çdo risi tjetër teknologjike edhe Windows 10 do të zgjon kërshërinë tuaj, veçanërisht me risitë teknologjike të prezantuara nga Microsoft në këtë sistem operativ. Ndaj, me mirëkuptim përmes komenteve në këtë artikull mundësisht na tregoni për përvojën tuaj të përmirësimit të sistemit tuaj operativ aktual në Windows 10 si edhe përshtypjet tuaja të para për Windows 10. Ta gëzofshi sistemin operativ pa pagesë nga Microsoft!
Shpresoj që ky postim të jetë informues për ju të dashur lexues.
paqe dhe shëndet,
Bekimi