Paguaj vetëm 99 € në muaj për trajnimin tuaj të preferuar

Paguaj vetëm 99 € në muaj për trajnimin tuaj të preferuar

Në një jetë dinamike, edhe të mësuarit është dinamik në format. Si i tillë, kërkon një shfrytëzim racional të investimeve në dituri. Andaj, për të qenë në sinkronizim me realitetin teknologjik, Dautti ka zhvilluar Planin e Pagesave Mujore i cili ju mundëson pjesëmarrësve të trajnimeve në platformën virtuale të mësuarit përmes Internetit në kohë reale të paguajnë vetëm 99 € çdo muaj deri në përmbushjen e pagesës së trajnimit.

Për ta kuptuar më mirë se si funksionon Plani i Pagesave Mujore, po e ilustrojmë me shembujt në vijim:

  1. Trajnimi Autodesk AutoCAD 2D ka çmimin 99 €. Atëherë, përfshirja e trajnimit AutoCAD 2D në Planin e Pagesave Mujore do të thotë që pjesëmarrësi paguan vetëm 99 € në muajin e parë në të cilin vijon trajnimin.
  2. Trajnimi Cisco IT Essentials ka çmimin 149 €. Atëherë, përfshirja e trajnimit Cisco IT Essentials në Planin e Pagesave Mujore do të thotë që pjesëmarrësi paguan 99 € në muajin e parë dhe 50 € në muajin e dytë dhe kështu e kompleton pagesën e trajnimit.
  3. Trajnimi ECDL Base ka çmimin 195 €. Atëherë, përfshirja e trajnimit ECDL Base në Planin e Pagesave Mujore do të thotë që pjesëmarrësi paguan 99 € në muajin e parë dhe 96 € në muajin e dytë dhe kështu e kompleton pagesën e trajnimit.
  4. Trajnimi CompTIA Security+ ka çmimin 295€. Atëherë, përfshirja e trajnimit CompTIA Security+ në Planin e Pagesave Mujore do të thotë që pjesëmarrësi paguan 99 € në muajin e parë, 99 € në muajin e dytë dhe 97 € në muajin e tretë dhe kështu e kompleton pagesën e trajnimit.

Plani i Pagesave Mujore zbatohet me kërkesën e pjesëmarrësit. Kjo nënkupton se Dautti dhe pjesëmarrësi në trajnim arrijnë marrëveshje për realizimin e pagesës së përgjithshme të trajnimit përmes Planit të Pagesave Mujore.

Shpresojmë të përfitoni nga Plani i Pagesave Mujore ashtu që të racionalizoni investimet tuaja në dituri.

Shëndet dhe suksese.

paqja me ju,

Dautti

LinkedIn | YouTube | Twitter | Instagram | Facebook