Havushe Islami

Havushe Islami

Instruktore

Havushe Islami është interprete e gjuhës së shenjave me përvojë shumë vjeçare. Meqë është rritur nga prindër të shurdhër, Havushja që nga fëmijërija ka ofruar shërbim vullnetar interpretimi për komunitetin e të shurdhërve, nga e cila edhe ka zgjedhur profesionin e interpretes së gjuhës së shenjave. Shkollimin e ka përfunduar në Gjilan si dhe studimet Bachelor në fushën e Juridikut. Ka ndjekur trajnimin 2 vjeqar për t’u licencuar si interprete e gjuhës së shenjave ku u certifikua ne vitin 2015 nga Shoqata Kosovare e të Shurdhërve. E që nga ajo kohë ofron shërbime profesionale të interpretimit. Që nga vitit 2015 ka punuar aktivisht për mbrojtjen e të drejtva të personave me aftësi të kufizuara në veçanti të komunitetit të shurdhërve në komunën e Gjilanit. Ka menaxhuar shumë projekte të ndryshme me fokus tek personat me aftesi të kufizuara dhe ka punuar me organizata të ndryshme si dhe institucione komunale në Kosovë. Nga vitit 2021, punon në Gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan si interprete që ju ofron qasje nxënësve të shurdhër që vijojnë mësimin aty. Edhe ketu ka treguar një sukses të jashtëzakonshem që këta nxënës të ndihen të pranuar dhe të barabartë me pjesën tjetër të shoqërisë në shkollë.
Kontaktoni instruktoren në e-Postën: [email protected]