Anketë: A duhet të mësohet lënda e programimit në shkollat fillore?
Në epokën e Internetit, si asnjëherë më parë, janë me miliona punë të hapura të cilat kërkojnë përvojë, aftësi dhe shkathtësi të programimit. Pvarësisht, si gjithkund në botë edhe në shoqërinë tonë numri i të papunëve është alarmues. Ndaj ky është treguesi më i mirë se është koha për analizë, studim dhe rishikim të planprogrameve shkollore. Si domosdoshmëri për t’u përshtatur me risitë teknologjike, lind pyetja se a duhet të mësohet lënda e programimit në shkollat fillore? Me synimin dhe qëllimin për të dhënë kontribut në arsimimin e shoqërisë sonë, përmes anketës në vijim shpreheni opinionin tuaj në lidhje me pyetjen se a duhet të fillojnë nxënësit tanë të shkollave fillore të mësojnë lëndën e programimit?
[polldaddy poll=9110223]
Faleminderit paraprakisht për kohë dhe konsideratë!
paqe dhe shëndet,
Bekimi