Fotografia e Javës: Commodore Amiga 500

Kompjuteri im i parë
Kompjuteri im i parë

Amiga 500, i njohur gjithashtu si A500 (ose emri i koduar i saj “Rock Lobster”) ishte një nga kompjuterët “low-end” të parë shtëpiak. U prezantua në Consumer Electronics Show në Janar të vitit 1987, në të njëjtën kohë kur u prezantua edhe kompjuteri personal “high-end” Amiga 2000. Amiga 500 konkurronte në mënyrë direkte me Atari 520ST. Nga pamja e jashtme i ngjan Commodore 128, ashtu që tastiera dhe procesori janë montuar në shtëpizë. Amiga 500 përdor një Motorola 68000 mikroprocesor me shpejtësi të procesimit prej 7.15909 MHz. Procesori ka arkitekturë 32-bitësh dhe përdorë magjistralen 16-bitësh për bartjen e të dhënave dhe magjistralen 24-bitësh për bartjen e adresave. Kujtesa RAM ishte e kapacitetit prej 16 MB. Amiga 500 dëshmoi të jetë modeli më i suksesshëm nga kompjuterët e modeleve Amiga Commodore. (Wikipedia.org)

Shpresoj që ky postim të jetë informues për ju të dashur lexues.

paqe dhe shëndet,

Bekimi