Anketë: A duhet të ketë bibliotekë elektronike (e-Biblioteka) nëpër shkolla?

e-Library
Figura 1. e-Library (Thamer International Schools, 2011)

Nga telefonat e mençur e deri tek tabletët dhe nga tabletët e deri tek laptopët, janë pajsijet të cilat nxënësit tanë i bartin herë pas here apo rregullisht në shkollë. Përpjekjet për ta ndaluar, sidomos, përdorimin e telefonave të mençur gjatë procesit të mësimit nuk ka dhënë rezultate të kënaqshme. Atëherë, në vend të shpenzimit të energjive për të ndaluar përdorimin e këtyre pajisjeve elektronike nga ana e nxënësve gjatë kohës sa ata/ato janë në shkollë, a do të ishte më mirë të shpenzohen energji rreth realizimit të bibliotekave elektronike (e-Biblioteka) nëpër shkolla. Këto e-Biblioteka do të pajiseshin me literaturë shkollore në formatin elektronik dhe nxnënsit përmes pajisjeve të tyre të sipërpërmendura do të mudn të qasnin librat në fjalë. Atëherë, meqë edhe në duam që nxënësit tanë të jenë të suksesshëm në mësimnxënie, atëherë përmes anketës në vijim shpreheni opinionin tuaj në lidhje me pyetjen se duhet apo jo të ketë bibliotekë elektronike (e-Biblioteka) nëpër shkolla?

[polldaddy poll=9145190]

Faleminderit paraprakisht për kohë dhe konsideratë!

paqe dhe shëndet,

Bekimi