Anketë: A është etike të përdoret telefoni celularë në shkollën fillore dhe të mesme?
Figura 1. A duhet të lejohet përdorimi i telefonave celular në shkollë? (ASCD Learn Teach Lead, 2014)
Pas ekspanzionit të telefonave të mençur në vitet e fundit, janë ngritur debate nga më të ndryshmet në lidhje me atë se a duhet të përdoret telefoni celular nga nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në mjedisin shkollor? Opinionet në mesin e debatuesve dhe diskutuesve të kësaj teme janë më të ndryshmit si: disa mendojnë se nuk duhet lejuar përdorimin e telefonave celular nga ana e nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme, përderisa disa të tjerë përdorimin e telefonave celular nga ana e nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme e shohin si veglëri që ndihmon në mësime. Atëherë, meqë edhe në shoqërinë tonë ka nxënës që krahas çantës me libra dhe fletore bartin edhe telefonat e tyre të mençur në mjedisin shkollor, atëherë përmes anketës në vijim shpreheni opinionin tuaj në lidhje me pyetjen se duhet apo jo të përdoren telefonat celular nga nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme?
[polldaddy poll=9098542]
Faleminderit paraprakisht për kohë dhe konsideratë!
paqe dhe shëndet,
Bekimi