Cisco Connect Macedonia 2016: Të flasim për teknologjinë tani!

“Merru me botën ashtu si është, jo në mënyrën siç do të doje ajo të ishte.” John Chambers

wp_20161004_015

Më 04 dhe 05 Tetor 2016, në Shkup u mbajt Cisco Connect Macedonia 2016. Në këtë ngjarje teknologjike morën pjesë numër i konsiderueshëm i pjesëmarrësve të cilët patën rastin që përmes prezantimeve dhe bisedave të ekspertëve të njihen me risitë teknologjike të Cisco. Agjenda e Cisco Connect Macedonia 2016 ishte e ngjeshur ndaj dhe u organizua në tri salla të cilat ofronin:

  • prezantime teknike
  • prezantime për biznesin dhe
  • bisedë me ekspertin

Gjithashtu, sponsorët e njëherit edhe partnerët e Cisco patën stendat e tyre përmes të cilave prezantonin zgjidhjet teknologjike të bazuara në pajisjet e Cisco. Kështu, Cisco së bashku me sponsorët u përkujdesen që pjesëmarrësve tu ndajnë një numër modest të dhuratave.

wp_20161005_14_46_13_pro

Për të gjithë entuziastët e teknologjisë së Cisco-së, Cisco në konferencën e vet prezantoi edhe disa nga shërbimet që i ofron në Internet:

Shpresoj që ky postim të jetë informues për ju të dashur lexues.

paqe dhe shëndet,

Bekimi

Bekim Dauti’s Blog | Bekim Dauti’s Vlog | e-Books @Amazon Kindle Store