Fotografia e Javës: Kërmilli
Kërmijt gjenden në të gjitha mjediset detare në ujëra të ëmbëla dhe në tokë. Format detare janë më të shumta dhe më të larmishme. Trupi i kërmijve përbëhet nga koka me tentakula e sy, nga shputa, strajca me organe të brendshme dhe guaska. Trupi i kërmijëve është pak i modifikuar krahasuar me të parin hipotetik të butakëve. Modifikimi më i rëndësishëm është torzioni i kompleksit të mantit dhe i strajces viscerale. Strajca viscerale ka qenë simetrikë vetëm të format fosile, e vendosur në anën dorzalë, në vijën mediale. Të kërmijt e sotëm është asimetrike, e vendosur gjithmonë në njërën anë të trupit. (Wikipedia.org)
Shpresoj që ky postim të jetë informues për ju të dashur lexues.
paqe dhe shëndet,
Bekimi