Fotografia e Javës: Molla

Molla
Molla

Molla është një pemë që jep fruta me shije të ndryshme varësisht nga lloji i saj. Frutat e saj përdoren për ushqim dhe si produkt dhe gjysmë produkt në industri dhe kuzhinë. Ajo është një nga frytet e pemës më gjerësisht të kultivuar. Druri është i vogël arrin 3-12 metra lartësi, me një kurorë të gjerë, shpesh shumë të dobët. Molla jo pa qëllim quhet “fruti i artë”, pasi jo vetëm që përdoret si frut freskues, por shërben edhe për përgatitjen e lëngjeve dhe uthullës. Fruti i mollës për shkak të përbërjeve të pazëvendësueshme që përmban, ndikon pozitivisht në kurimin e shumë sëmundjeve.Sidomos në qetësimin e sistemit nervor, përdoret në formën e çajit ku molla pritet në feta dhe lihet të ziej në një enë me ujë, më pas i shtohet mjaltë dhe pihet i ngrohtë. Çaji që përgatitet nga lulet e mollës pihet kundër ftohjeve të ndryshme, lehtëson etjen, forcon nervat, mushkëritë dhe zemrën, Ky çaj është mjet i mrekullueshëm për rregullimin e tretjes. (Wikipedia.org)

Shpresoj që ky postim të jetë informues për ju të dashur lexues.

paqe dhe shëndet,

Bekimi