Fotografia e Javës: Pulëbardhat

Pulëbardhat
Pulëbardhat

Albatrosët apo Pulëbardhat, e familjes biologjike Diomedeidae, janë shpend deti të mëdha që emrin albatros e kanë marrë nga arabishtja el-câdous ose al-ġaţţās (një pelikan, fjalë për fjalë, zhytës”). Ato ushqehen me kallamar, peshk dhe krill që i gjejnë në bregun e detit, apo i kapin në sipërfaqe të ujit ose me anë të zhytjes. Pulëbardhat janë shumë efikase në ajër, duke përdorur dinamikë fluturuese për të mbuluar distanca të mëdha me pak tendosje. (Wikipedia.org)

Shpresoj që ky postim të jetë informues për ju të dashur lexues.

paqe dhe shëndet,

Bekimi