IPv6 përballë IPv4

“Mësimdhënia e mirë është ¼-ën përgatitje dhe ¾-ën teatër.”  Gaild Godwin

Janë të shumtë aktivitet që ndodhin sot për të shtyrë tutje zhvillimin e teknologjisë për adresim IPv6. Edhe pse nga dita në ditë IPv6 po bëhet gjithnjë e më bindëse, akoma vazhdon të parapëlqej rolin e spektatorit në arenën e madhe të Internetit. Përmes rreshtave në vijim do të shpalosim teknologjinë e adresave IPv6, gjithnjë duke e krahasuar me teknologjinë ekzistuese të adresave IPv4.

Na ishte njëherë…

Dekada më parë, e tëra filloi si nevojë për komunikimin e të dhënave ose thënë më mirë nevojë për “ndarjen” e resurseve në mes të kompjuterëve. Vite me vonë, më 1974 Vinton G. Cerf dhe Robert E. Kahn me anë të dokumentit shkencor propozuan protokollet bazë që do të përdoreshin për komunikim në ARPANET. Gjithnjë sipas tyre, kjo bashkësi e protokolleve do të quhej TCP/IP dhe do te përbëhej nga protokolli TCP (shtresa e katërt e Modelit OSI) dhe nga protokolli IP (shtresa e tretë e Modelit OSI). Kështu lindi protokolli i Internetit TCP/IP, specifikimi fillestar i së cilit do të kalon nëpër katër versione për të arritur pikën kulmore me versionin e katërt më 1979. Përafërsisht një dekadë nga koha kur u paraqit versioni i katërt i TCP/IP standardizohet me anë të dokumenteve Request for Comments (RFC) të ARPANET-it.

Kthimi në ardhmëri…

Fillimi i shekullit 21 nxori në pah problemet e shumta në fushën e komunikimit të të dhënave. Përderisa po shtoheshin gjithnjë e më shumë kërkesat e bizneseve dhe të individëve për t’u lidhur në Internet, paralelisht po rritej edhe mungesa e adresave të IP në dispozicion te IPv4. Parashikimet e eksperteve shkuan aq larg saqë sipas tyre në një të ardhme të afërt nuk do të ketë më adresa të IP të versionit të katërt (IPv4). Gjithë kjo eskaloi me nevojën për aksion në fushën e zhvillimit të teknologjive të reja për komunikim të bazuar në adresat IP. Idetë e shumta gjeneruan propozime të shumta, të cilat sollën vetëm një zgjidhje atë të versionit të gjashtë të adresave të IP (IPv6). Kështu më 1993 nga grupet e shumta të Internetit si CNAT, Nimrod, dhe të tjerë u propozua IPv6 një bashkësi e re e protokolleve të komunikimit. Simple Internet Protocol Plus, një grupacion i përbërë nga bashkimi i IPAE, SIP dhe PIP u zgjodh ne mesin e disa kandidateve te IP dhe u pranua me 1994. Ne vitin 1995, u vendos specifikacioni bazë. Po ashtu ne këtë vit, grupi punues i IPv6 nisi projektin WIDE për te ecur tutje zhvillimin e mjedisit te IPv6. Nganjëherë, IPv6 njihet edhe me një emër tjetër si IPng qe do te thotë IP next generation.

IPv4 përballë IPv6:

Tabela ne vijim pasqyron disa nga ndryshimet ne mes te versioneve te IPv4 dhe IPv6:

IPv4 vs IPv6

Avantazhet e IPv6 në krahasim me IPv4:

Zgjerimi i hapësirës të adresave IP nuk është i vetmi tipar që IPv6 ia ofron Internetit dhe rrjetit tuaj kompjuterik LAN apo WAN. Në fakt, IPv6 ofron:

– format më të thjeshtë të kokës së datagramës të IP, që mundëson të realizohen teknika më të shpejta të rrugëtimit të implementuara në nivelin harduerik,

– përkrah zgjerimet e reja në kokën e datagramës se IP, përfshi këtu edhe mundësitë e përfshirjes së kokave shtesë që mund të krijohen në të ardhmen,

– zëvendësim i opsioneve të caktuara të mbetura nga specifikimet e IPv4, gjithashtu duke krijuar hapësirë të mjaftueshme për zgjerimin e opsioneve plotësuese që mund të jenë të nevojshme në të ardhmen,

– mundësia për të përcaktuar se cilat datagrame kërkojnë trajtim special kur kemi të bëjmë me kontrollin e rrjedhjes. Kjo do të bën të mundur trajtimin në kohë reale të vargjeve të datagrameve të IP (e domosdoshme për komunikimet me zë dhe video në kohë reale në rrjetet e bazuara në IP) që zakonisht në IPv4 është mundësuar nga protokollet tjera,

– mundësitë e autentikimit dhe të enkriptimit për të realizuar koneksione të sigurta,

– etj.

Konkluzioni:

Sot, çdo informatë që shfletojmë në Internet, në masë të madhe, na ofrohet përmes infrastrukturës së rrjetit të bazuar në IPv4. Edhe përkundër të metave si mungesa e adresave publike te IP apo në fushën e sigurisë, IPv4 vazhdon ti shërbejë përdoruesit kompjuterik anembanë globit. Kështu, me të gjitha investimet e jashtëzakonshme për zhvillimin e IPv6 vijuesja ka mbetur të qartësohet:

· për arsye të implementimit të ngadaltë të IPv6, vallë do të vazhdojë zhvillimi i teknikave tjera alternative për komunikim në rrjetet kompjuterike të cilat do ta mbajnë “gjallë” IPv4?

· apo e ardhmja e IPv6 njëmend do jetë e ndritshme ose do të përfundoj se qenuri një “eksperiment jashtëzakonisht i madh dhe kompleks” i cili do të ofroj platformë të shkëlqyeshme për zhvillimin e një teknologjie të re të adresimit si p.sh. “IPv8”?

Pavarësisht nga parashikimet apo edhe konkludimet, koha do të tregon se a është IPv6 zgjedhje e duhur për gjeneratën e ardhshme të rrjeteve kompjuterike siç është Internet of Everything!

P.S. Sa për informatë, edhe ky postim ju ofrohet përmes platformës së komunikimit të IPv4 Smile.

Shpresoj që ky postim të jetë informues për ju të dashur lexues.

paqe dhe shëndet,

Bekimi