Kategoria Knowledge Quiz

Të dashur lexues,

Krahas kategorive si: anketat, postimet e mysafirit dhe fotografia e javës si dhe kategoria kuizi i diturisë, të gjitha së bashku kanë për synim që ta pasurojnë përmbajtjen e blogut tuaj dhe timit. Ndaj për ta vendosur ekosistemin e diturisë i përbërë nga lexuesi, blogu dhe dhuruesi i shpërblimit, ftoj bizneset që merren me afarizmin e teknologjisë së komunikimit dhe të informacionit që të ofrojnë shpërblimet e tyre (në formë të komentit në këtë kategori apo përmes e-Postës [email protected]) për lexuesit që ofrojnë përgjigjen e saktë dhe të duhur në pyetjet e kuziti të diturisë. Gjithsesi, ritmi i kuzit të diturisë vetvetiu do të përcaktohet nga pjesmarrja masive e bizneseve me shpërblimet e tyre. Në këtë mënyrë ne ndërtojmë të ardhmen tonë së bashku.

Figura 1. Kuizi i diturisë (Hornblend-Qmonde 2015)
Figura 1. Kuizi i diturisë (Hornblend-Qmonde 2015)

Ju faleminderit për konsideratën dhe kohën tuaj për të vizituar dhe lexuar blogun tim dhe tuajin!

paqe dhe shëndet,

Bekimi