Merrni Windows 10 falas!
“Microsoft nuk ka të bëjë me lakminë. Ka të bëjë me inovacionin dhe drejtësinë.” Bill Gates
Krahas lajmit se Windows 10 do të ofrohet në treg më 29 Korrik 2015, gjithashtu Microsoft mbajti fjalën se Windows 10 do të ofrohet falas! Për ta kuptuar më mirë, mundësisht ta dallojmë vëzhgimin teknik (në Ang. technical preview) të Windows 10 e që aktualisht është ofrurar ndërtimi 10158 (në Ang. build) nga versioni final të cilin Microsoft e ka paralajmëruar ta ofron në fund të muajit Korrik 2015. Ndaj në rreshtat në vijim do të shohim se si mund ta marrim (apo rezervojmë) Windows 10 falas!
Si ta merrni Windows 10 falas?
Gjithnjë sipas Microsoft, në qoftë se poseodoni kompjuter me njërin nga sistemet operative të licensuara si Windows 7, Windows 8 dhe Windows 8.1 atëherë ju mund të merrni ftesën nga Microsoft që të bëni rezervimin e versionit final të Microsoft Windows 10 konform datës së paralajmëruar nga Microsoft.
1. Në shiritin e sistemit shfaqet ikona e logos së Microsoft me çka kur vendosni shënjuesin e miut mbi këtë ikonë shfaqet teksti “Get Windows 10“
2. Klikoni në ikonën “Get Windows 10” dhe pas pak në ekranin e kmpjuterit tuaj do të shfaqet dritarja dritarja e “Get Windows 10” me përmbajtjen “How this free upgrade works“
3. Duke klikuar butonin për navigim djathtas ju do të keni mundësinë të shfletoni përmbajtjen e dritares “Get Windows 10” si në vijim:
– Your’re already an expert
– Designed for speed and ease
– Amazing new features
– Apps. Games. Movies. Music., dhe
– Reserve you Windows 10 upgrade today!
4. Përderisa ju shfletoni përmbajtjen e dritares “Get Windows 10“, në secilën pamje ju ofrohet butoni “Reserve your free upgrade“. Po që se klikoni në këtë buton, atëherë do të shfaqet një pamje tjetër ku ju kërkohet e-Posta juaj.
5. Pasi të shkruani e-postën tuaj dhe të klikoni butonin Send confirmation do të ju shfaqet përmbajtja në dritaren si në vijim:
Si të vërifikoni se keni rezervuar Windows 10?
Në qoftë se dëshironi që ta verifikoni statusin e rezervimit tuaj të Windows 10, atëherë ju mund ta bëni si në vijim:
1. Në shiritin e sitemit klikoni ikonën “Get Windows 10“
2. Nga dritarja e “Get Windows 10” klikoni ikonën e menysë
3. Te pjesa Getting the upgrade klikoni në View confirmation dhe do të ju shfaqet përmbajtja Your upgrade is reserved!
Po ashtu, nga menya e dritares “Get Windows 10“, ju mund të shikoni nëse kompjuteri juaj plotëson kërkesat e mbindërtimit të sistemit operativ tuaj aktual në Windows 10, si edhe po që se dëshironi të anuloni (në Ang. cancel reservation) rezervimin e Windows 10.
Konkluzioni
Pa mëdyshje Microsoft po përpiqet me të madhe që sistemi operativ i tij i radhës të jetë i suksesshëm. Me gjithë respektin e punës që stafi i Microsoft po bënë, nuk mund të mos përmendim edhe kontributin e dhënë të përdoruesve nga e gjithë bota përmes programit Windows Insider. Janë me miliona përdorues nga i gjithë globi që në mënyrë aktive përmes përgjigjeve të tyre të kthyera japin propozimet, komentet apo edhe vërejtjet e tyre në lidhje me Windows 10. Fakti që janë mbledhur së bashku Microsoft dhe përdoruesit e tij për të punuar në sistemin operativ të ri paraqet një risi në vete. Ndaj, nuk po flasim për një sistem operativ të përkryer, porse për një sistem operativ sa funksional, po aq të sigurt dhe inovativ.
Shpresoj që ky postim të jetë informues për ju të dashur lexues.
paqe dhe shëndet,
Bekimi