Mëso duke kompletuar sfida profesionale teknologjike – IT Pro Challenges
Çfarë është IT Pro Challenges?
Shumica e ofruesve të përmbajtjes së trajnimeve ofrojnë trajnime të bazuara në video. Nuk ka asgjë të keqe me këtë qasje, pasi ajo mund të jetë shumë e efektshme. Sidoqoftë, disa njerëz parapëlqejnë metodën e të mësuarit duke realizuar vetë detyra të ndryshme sesa duke parë dikë tjetër ti bëjë ato. Kjo është ajo ku IT Pro Challenges dallon veten nga disa prej ofruesve të tjerë të përmbajtjes së trajnimeve. Kështu, në vend që të ofrojë trajnimin standard të bazuar në video, IT Pro Challenges përdorë infrastrukturën e resë (Anglisht: Cloud) për të ofruar përmbajtje të trajnimit me ritëm dhe ndërveprim të pavarur.
Kurset kanë formë të sfidës nga ku edhe e ka marrë emrin IT Pro Challenges. Një sfidë është në thelb një detyrë që është analoge me atë që një profesionist i teknologjisë së informacionit mund të hasë në botën reale. Sfidat i përkasin platformave Amazon Web Services (AWS), Linux dhe Microsoft si dhe janë të organizuara në tre lloje të sfidave:
Çfarë është një distinktiv digjital?
Distinktivët digjital janë përfaqësime në internet të arritjeve tuaja. Distinktivët digjital të IT Pro Challenges ofrojnë vlerë të shtuar duke u mundësuar palëve të interesuara të shohin dhe të mësojnë më shumë rreth kredenciale me një klik të vetëm. Kur dikush klikon distinktivin tuaj digjital, një faqe përmbledhëse paraqitet si në platformën Acclaim. Çdo distinktiv digjital i IT Pro Challenges përmban metadatë të personalizuar, e cila e lidh distinktivin me arritjet tuaj personale në lëminë e certifikimit, të akomoduara në platformën Acclaim.
Disntinktivi juaj digjital në IT Pro Challenges mund të përdoret për të nxjerrë në pah arritjet tuaja nëpër media të shumta dhe të gjitha rrjetet kryesore sociale, si LinkedIn, Facebook dhe Twitter. Ndarja e distinktivit tuaj digjital të IT Pro Challenges është një mënyrë e shkëlqyeshme për të zhvilluar profilin tuaj profesionale si dhe ti njoftoni të gjithë se keni përfunduar një përvojë praktike të mësimit në fushën tuaj teknike. Ju mund të filloni ti ndani distinktivët tuaj digjital nga platforma Acclaim pasi të pranohet nga ju distinktivi i arritur dhe të jetë krijuar llogaria juaj.
Çfarë është All Access Pass?
IT Pro Challenges All Access Pass është një abonim prej 365 ditësh që do të përfshijë qasjen në qindra sfida të cilat janë të ndërlidhura me platforma dhe teknologji të shumta, të tilla si:
- Microsoft Azure,
- PowerShell,
- Linux,
- Amazon Web Services (AWS),
- Google dhe
- Cyber Security.
Sfidat e reja lëshohen vazhdimisht, dhe ju do të fitoni qasje automatike ndaj tyre përmes abonimit All Access Pass pa patur nevojë të paguani pagesë shtesë.
Regjistroni sfidën tuaj teknologjike në IT Pro Challenges.
paqja me ju,