Kushtet e Përdorimit

Kushtet e Përdorimit

Kushtet e mëposhtme të përdorimit do të rregullojnë përdorimin e këtij sajti të uebit dhe të gjitha faqeve të saj.

Hyrje

Kjo marrëveshje ju sqaron (“ju”) termet dhe kushtet të vendosura në vijim në lidhje me përdorimin tuaj të sajtit të uebit www.Dautti.com (“ne”, “ynë”, “neve” ose “kompani”), softuerit, dhe shërbimeve të tjera në sajtin tonë të uebit (kolektivisht, të njohura si produktet dhe shërbimet tona). Duke përdorur ndonjë nga produktet dhe shërbimet tona, ju pajtoheni të pranoni kushtet e përdorimit të kësaj marrëveshje.

Privatësia

Çdo informacion personal i paraqitur në lidhje me përdorimin tuaj të sajtit tonë të uebit apo produkteve është subjekt i Politikës tonë të Privatësisë e cila gjendet në www.Dautti.com.

Të përgjithshme

Produktet dhe shërbimet tona janë kryesisht trajnime të ofruara nga platforma në linjë përmes internetit. Këto produkte dhe shërbime u mundësojnë përdoruesve të marrin njohuritë me të reja nga fusha e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TiK) duke u regjistruar dhe vijuar trajnimet e ofruara. Dautti mban të drejtën për të modifikuar ose përmirësuar produktet dhe shërbimet në çdo kohë. Nëse jeni të pakënaqur me produktet dhe shërbimet tona, atëherë ju ftojmë që të jepni kontributin tuaj në përmirësimin e tyre.

Si pjesëmarrësi i regjistruar në trajnime ju pranoni që do të na njoftoni përmes postës elektronike në [email protected] në lidhje me sigurinë, privatësinë dhe çështjet administrative që lidhen me përdorimin tuaj të produkteve dhe shërbimeve tona. Dautti rezervon të drejtën absolute që ti rishikoj këto kushte në çdo kohë dhe pa njoftim paraprak për ju përveç se duke publikuar kushtet e përdorimit të rishikuara në sajtin e uebit. Çdo kusht i përdorimit i rishikuar është efektiv nga momenti i publikimit të tij. Ju duhet ta vizitoni në mënyrë të vazhdueshme sajtin e uebit www.Dautti.com për të siguruar pranimin tuaj të vazhdueshëm të këtyre kushteve të përdorimit. Prandaj, përdorimi juaj i vazhdueshëm i produkteve dhe shërbimeve tona pas çdo kushti të përdorimit të rishikuar nënkupton pranimin tuaj të kushteve të përdorimit të rishikuara..

Regjistrimet

Për të përdorur disa nga produktet dhe shërbimet tona, do të duhet të regjistroheni me ne dhe partnerët tanë ashtu që të merrni një emër përdoruesi dhe të formoni një fjalëkalim. Informacioni që jepni në kohën e regjistrimit tuaj na mundëson ofrimin e trajnimeve dhe shërbimeve të klienti. Ndaj, ju jeni përgjegjës për ruajtjen e konfidencialitetit të emrit tuaj të përdoruesit dhe fjalëkalimit. Kështu, ju e kuptoni se jeni plotësisht përgjegjës për të gjitha aktivitetet që lidhen me llogarinë tuaj.

Ju garantoni që llogaria juaj është e saktë, aktuale dhe e plotë në çdo kohë. Nëse ne kuptojmë se një informacion i tillë është i pavërtetë, jo i saktë, jo aktual, jo i plotë ose mashtruese, atëherë ne rezervojmë të drejtën që ta pezullojmë llogarinë tuaj ashtu që të kufizojmë çdo përdorim aktual apo të ardhshëm të produkteve dhe shërbimeve tona, pa asnjë detyrim ndaj jush. Ju duhet të na njoftoni përmes postës elektronike në [email protected] për çdo përdorim të paautorizuar të llogarisë suaj dhe ndonjë shkelje tjetër të sigurisë. Qasje e paautorizuar në llogarinë tuaj. Ne nuk mund të mbajmë përgjegjësi për çdo humbje ose dëm që ndodhë nga dështimi ose neglizhenca juaj për të përmbushur kërkesat e përcaktuara në këtë marrëveshje, me ose pa dijeninë tuaj, përpara se të na njoftoni për qasje të paautorizuar në llogarinë tuaj.

Ju nuk mund të përdorni llogarinë e askujt tjetër në asnjë kohë ose të transferoni llogarinë tuaj te dikush tjetër pa lejen e mbajtësit të llogarisë. Nëse ju keni autorizuar ndonjë individ tjetër, duke përfshirë një të mitur që ta përdor llogarinë tuaj, atëherë duhet ta kuptoni faktin që në ato rrethana ju jeni plotësisht përgjegjës për sjelljen në linjë dhe çdo keqpërdorimi të shkaktuar nga individi i autorizuar.

Kodi i mirësjelljes

Ju pranoni të përdorni produktet dhe shërbimet tona vetëm për qëllime të ligjshme. Ju jeni përgjegjës për njohjen dhe respektimin e të gjitha ligjeve, rregullave dhe rregulloreve që kanë të bëjnë me përdorimin tuaj të produkteve dhe shërbimeve tona. Sajti i uebit www.Dautti.com shërben si platformë virtuale në të cilën takohen instruktorët dhe përdoruesit. Andaj, kërkojmë nga të dyja palët që të tregohen të përgjegjshëm. Në asnjë mënyrë, Dautti nuk është përgjegjës për ndonjë kontest, pretendim, humbje, dëmtim, apo lëndim që mund të shkaktohet nga sjellja e pa përgjegjshme e instruktorëve apo përdoruesve.

Detyrimet e përdoruesve

Si përdorues i regjistruar i sajtit të uebit www.Dautti.com, ju pranoni që:

  • Ju keni lexuar, kuptuar dhe pranuar se është obligim pagesa për trajnimet dhe shërbimet me pagesë.
  • Ju jepet leja për të qasë produktet dhe shërbimet në sajtin e uebit Dautti.com dhe platformave të partnerëve tanë vetëm për qëllime të mësimit.
  • Ju duhet të jeni 14 vjeç e më shumë që të mund ti përdorni produktet dhe shërbimet tona.
  • Ju duhet të tregoheni i përgjegjshëm dhe profesionist për sa kohë që vijoni trajnimet ashtu që nuk do të ngarkoni, publikoni ose përndryshe të transmetoni ndonjë përmbajtje të papërshtatshme, ofenduese, raciste, urrejtje, pornografike, false, mashtruese, shkelëse, shpifëse, postë elektronike të pa dëshiruar ose materiale me të drejta të autorësisë.
  • Ju nuk do të përdorni përmbajtjen ose një pjesë të përmbajtjes të sajtit të uebit Dautti.com për ndonjë qëllim jo etik dhe të paligjshëm për të promovuar ndarjen në varësi të gjinisë, moshës, racës, fesë, kombësisë ose aftësisë së kufizuar të një personi, për të shpifur një person ose për të shkelur të drejtën e një personi në privatësi.
  • Ju nuk do ti jepni ndonjë informacion personal instruktorëve, siç edhe nuk do të kërkoni informacione personale nga ndonjë instruktor.

Nëse ju jeni regjistruar me ne si instruktor për të ofruar produktet dhe shërbimet tona, ju kuptoni se:

  • Regjistrimi juaj me ne është subjekt i miratimit të kompanisë, të cilën ne mund ta japim ose ta mohojmë sipas gjykimit tonë të vetëm.
  • Ju do të jeni përgjegjës për të gjithë përmbajtjen tuaj të paraqitur dhe që ju e posedoni apo keni lejet e nevojshme për të përdorur përmbajtje të tilla.
  • Ju pranoni që asnjë përmbajtje e paraqitur nuk do të shkelë ose keqpërdorë të drejtën e pronësisë intelektuale të një pale të tretë.
  • Ju keni kualifikimet, kredencialet dhe ekspertizën e kërkuar, duke përfshirë pa kufizim, edukimin, trajnimin, njohuritë dhe aftësitë, për të mësuar dhe ofruar produktet dhe shërbimet tona nëpërmjet sajtit të uebit Dautti.com dhe platformave të partnerëve tanë.
  • Ju nuk do të postoni ndonjë përmbajtje të papërshtatshme, ofenduese, raciste, urrejtje, pornografike, false, mashtruese, shkelëse, shpifëse ose shpifëse.
  • Ju nuk do t’i përdorni produktet dhe shërbimet tona për ndonjë biznes tjetër.
  • Ju nuk do të angazhoheni në asnjë aktivitet që do të na kërkojë të marrim ndonjë licencë ose të paguajmë ndonjë honorar për ndonjë palë të tretë pa miratimin paraprak të kompanisë.
  • Ju nuk do të kopjoni, modifikoni apo shpërndani përmbajtjen e publikuar në sajtin e uebit Dautti.com dhe platformave të partnerëve tanë.
  • Ju jeni përgjegjës i regjistrimit tuaj dhe informacionit të llogarisë, dhe të gjitha regjistrimet e tilla dhe informacionet e llogarisë duhet të jenë të sakta.
  • Ju do t’i përgjigjeni me kohë kërkesave të përdoruesve që kërkojnë shërbimet tuaja dhe të siguroni cilësinë e shërbimit siç është rënë dakord në këtë marrëveshje.
  • Ju duhet të jeni 18 vjeç e më shumë që të mund ti ofroni produktet dhe shërbimet tona..

Reklamat e palëve të treta

Ne nuk garantojmë korrektësinë, qëndrueshmërinë, vlefshmërinë dhe disponueshmërinë e informacionit të shfaqur në sajtin e uebit www.Dautti.com dhe platformave të partnerëve tanë në formën e reklamave. Ne nuk garantojmë shitshmërinë ose përshtatshmërinë e informacionit të reklamuar për ndonjë qëllim të caktuar.

Ne deklarojmë, se reklamuesit dhe klientët e tyre ose partnerët e tyre nuk janë as agjentët, e as partnerët tanë. Ne nuk garantojmë për asnjë informacion të publikuar në emër të ndonjë prej reklamuesve dhe klientëve të tyre ose partnerëve të tyre.

Detyrimet

Ne nuk jemi përgjegjës ndaj asnjë përdoruesi për:

  • Çdo humbje apo dëmtim i çdo lloji, si rezultat i përdorimit të produkteve dhe shërbimeve tona ose informacioneve të tjera të ofruara në në sajtin e uebit Dautti.com dhe platformave të partnerëve tanë.
  • Dëmtime të veçanta, të drejtpërdrejta, rastësore, ndëshkuese ose pasuese të çfarëdo lloji në çfarëdo mënyre, si rezultat i përdorimit ose paaftësisë për përdorimin e sajtit të uebit Dautti.com dhe platformave të partnerëve tanë ose përmbajtjeve të tyre.
  • Të gjitha faqet e sajtit të uebit Dautti.com ose përmbajtjet e partnerëve tanë, direkt ose indirekt, të qasura përmes vjegëzave në sajtin e uebit www.Dautti.com dhe platformave të partnerëve tanë, duke përfshirë, por pa u kufizuar në ndonjë gabim ose lëshim.
  • Jo disponueshmërinë e sajtit të uebit Dautti.com dhe platformave të partnerëve tanë në mënyrë të vazhdueshme ose për ndonjë periudhë kohore.

Lidhja e internetit dhe kostot e pajisjeve

Nëse i ofroni produktet dhe shërbimet tona në cilësinë e instruktorit apo i qasni produktet dhe shërbimet tona si përdorues i regjistruar, atëherë ju jeni përgjegjës për të përballuar kostot që dalin nga pajisjet e nevojshme për ofrimin ose qasjen në këto produkte dhe shërbime. Ju jeni përgjegjës për të gjitha shpenzimet që kanë të bëjnë me lidhjen e internetit dhe me thirrjet telefonike që lidhen me qasjen dhe përdorimin e produkteve dhe shërbimeve tona. Gjithashtu, ju jeni përgjegjës për të gjitha shpenzimet që kanë të bëjnë me mirëmbajtjen e pajisjeve telefonike, kompjuterike dhe pajisjeve të tjera të nevojshme për qasje dhe përdorim të produkteve dhe shërbimeve tona.

Dëmshpërblimet

Si përdorues i sajtit të uebit www.Dautti.com dhe platformave të partnerëve tanë, ju pranoni të na mbroni dhe plotësisht të  na kompensoni ne dhe partnerët tanë, nga çdo kërkesë e të gjitha palëve të treta, detyrimet, dëmet, shpenzimet dhe kostot, duke përfshirë, por jo vetëm, të gjitha shpenzimet ligjore që rrjedhin nga keqpërdorimi juaj ndaj produkteve dhe shërbimeve tona.

Të drejtat e autorit dhe markat tregtare

Sajti i uebit www.Dautti.com, platformat e partnerëve tanë, materialet e trajnimeve (të referuara si “përmbajtje”) janë pronë e Dautti dhe partnerëve tanë. Është rreptësishtë e ndaluar që të riprodhohet ose publikohet përmbajtja ose një pjesë e përmbajtjes në çdo format, pa pëlqimin tonë me shkrim.

Ne sajtin e uebit www.Dautti.com ne përdorim logot e partnerëve tanë ose markat tregtare në produktet dhe shërbimet tona. Këto logo dhe marka u përkasin partnerëve tanë dhe si të tilla janë pronë e pronarëve të tyre përkatës dhe ata mbajnë të drejtat e autorit për to.

Mohimi i garancionit

Ju e kuptoni se gjatë përdorimit të sajtit të uebit www.Dautti.com dhe platformave të partnerëve tanë, ose pjesëmarrjes në një trajnim, mund të jeni të ekspozuar ndaj përmbajtjes nga një shumëllojshmëri burimesh dhe që ne nuk duhet të mbajmë përgjegjësi për saktësinë, cilësinë, ligjshmërinë ose dobinë e përmbajtjes së tillë .

Ne vazhdimisht përpiqemi të sigurojmë përmbajtje sa më të saktë dhe me kohë, megjithatë, ne nuk garantojmë saktësinë, tërësinë, korrektësinë, afatet kohore, vlefshmërinë ose përshtatshmërinë e përmbajtjes të sajtit të uebit www.Dautti.com dhe platformave të partnerëve tanë për ndonjë qëllim të veçantë.

Modifikimi i produkteve dhe shërbimeve

Mund të modifikojmë veçoritë, çmimet dhe aspektet e tjera të produkteve dhe shërbimeve tona sipas gjykimit tonë dhe këto kushte do të vazhdojnë të aplikohen për produktet dhe shërbimet e modifikuara. Ju e kuptoni më tej se ne rezervojmë të drejtën për të modifikuar ose ndërprerë, përkohësisht ose përgjithmonë, produktet dhe shërbimet tona (ose ndonjë pjesë të saj) me ose pa njoftim. Ju pranoni që ne nuk do të jemi përgjegjës për ndonjë modifikim të tillë, duke përfshirë pezullimin ose ndërprerjen e të gjitha ose ndonjë pjese të produkteve apo shërbimeve tona.

Ndërprerja e Marrëveshjes

Ne mbajmë të drejtën që të ndërpresim përdorimin tuaj të produkteve dhe shërbimeve tona menjëherë pa paralajmërim në rast të ndonjë shkelje të këtyre kushteve ose ndonjë prej politikave tona të aplikueshme, siç janë postuar në faqe kohë pas kohe. Ne mund të ndërpresim ofrimin e një produkti ose shërbimi në çdo kohë që si rezultat do të ndërpresë të drejtën tuaj për të pasur qasje në produktet dhe shërbimet tona.

Ju jeni brenda të drejtave tuaja, përveç nëse jeni instruktor, të ndërprisni përdorimin tuaj të produkteve dhe shërbimeve tona në çdo kohë, ose duke mos vizituar sajtin e uebit www.Dautti.com dhe platformave të partnerëve tanë ose duke na kontaktuar në [email protected]. Nëse jeni të regjistruar me ne si instruktor dhe keni përdorues të regjistruar në trajnimet që po ofroni, atëherë bëhet detyrim i juaji që të kompletoni të gjitha sesionet e përcaktuara dhe të na njoftoni përmes postës elektronike para se të përfundoni këtë marrëveshje.

Vini re se në rast se një instruktor merr vlerësime të vazhdueshme poshtë standardeve të vendosura prej nesh dhe partnerëve tanë, atëherë ne mbajmë të drejtën t’i kërkojmë instruktorit që të ndërpresë mbajtjen e trajnimeve të mëtutjeshme në sajtin e uebit www.Dautti.com dhe platformave të partnerëve tanë dhe kështu të përfundojë këtë marrëveshje.

Pas përfundimit, ne nuk kemi asnjë detyrim që të mbajmë ndonjë nga llogaritë tuaja ose të përmbajtjes së paraqitur për ndonjë periudhë kohore përtej asaj që mund të kërkohet nga ligji në fuqi.

Juridiksioni Juridik

Ligjet e Republikës së Kosovës do të qeverisin çdo mosmarrëveshje që rrjedh nga përdorimi i sajtit të uebit www.Dautti.com dhe platformave të partnerëve tanë.

Juridiksioni Juridik

Ligjet e Republikës së Kosovës do të qeverisin çdo mosmarrëveshje që rrjedh nga përdorimi i sajtit të uebit www.Dautti.com dhe platformave të partnerëve tanë.

Dispozita të ndryshme

  • Marrëveshja e Përgjithshme – këto kushte dhe çdo politikë e zbatueshme për ju të postuar në sajtin e uebit Dautti.com dhe platformave të partnerëve tanë përbëjnë të gjithë marrëveshjen ndërmjet palëve në lidhje me këtë çështje, dhe zëvendësojnë të gjitha marrëveshjet paraprake me shkrim ose gojore midis palëve lidhur me këtë çështje.
  • Pezullimi – nëse ndonjë dispozitë e këtyre kushteve është e paligjshme, e pavlefshme ose e pazbatueshme, atëherë kjo dispozitë do të konsiderohet e shkëputur nga këto kushte dhe nuk do të ndikojë në vlefshmërinë dhe zbatimin e dispozitave të mbetura të këtyre kushteve.
  • Heqja dorë – një dispozitë e këtyre kushteve mund të hiqet vetëm me anë të një instrumenti me shkrim i ekzekutuar nga pala që ka të drejtën e përfitimit të një dispozite të tillë. Dështimi i kompanisë për të ushtruar ose zbatuar ndonjë të drejtë ose dispozitë të këtyre kushteve nuk do të përbëjë një largim të një të drejte të tillë apo dispozitë.
  • Njoftim – çdo njoftim ose komunikim tjetër që do të jepet në tekstin e mëtejmë do të bëhet me shkrim dhe do të jepet me postë elektronike.
  • Asnjë Agjenci – Asgjë në këto kushte nuk do të shpjegohet duke bërë që secila palë të jetë partnere, sipërmarrje e përbashkët, agjent, përfaqësues ligjor, punëdhënës, kontraktues ose punonjës i tjetrit. As Dautti, e as cilido nga partnerët tanë në këtë marrëveshje nuk do të ketë, ose nuk do të mbajë ndonjë palë të tretë si të posedues të ndonjë autoriteti për të bërë ndonjë deklaratë, përfaqësim ose angazhim të çdo lloji, ose për të ndërmarrë ndonjë veprim që do të jetë detyrues për tjetrin me përjashtim të rasteve të parashikuara këtu ose të autorizuara me shkrim nga pala për t’u lidhur.