Politika e Privatësisë

Në lidhje me Privatësinë

Sajti i uebit www.Dautti.com është në pronësi dhe mirëmbahet nga Dautti Sh.p.k., që në vijim do të quhet “ne”, “ynë”, “neve” ose “kompani”. Të gjithë vizitorët, përdoruesit, nxënësit, studentët, pjesëmarrësit në trajnime, kontribuesit dhe instruktorët emërohen si “përdorues” dhe faqja e Internetit www.Dautti.com quhet “sajti i uebit” kudo në këtë dokument.

Ne jemi të angazhuar për ta mbrojtur privatësinë tuaj në Internet. Kjo politikë e privatësisë shpjegon se çfarë informacioni ne mbledhim nga ju ose çfarë informacioni ju ndani me ne kur vizitoni sajtin e uebit. Ne e përditësojmë politikën tonë kohë pas kohe, kështu që ju këshillojmë të kontrolloni versionin më të fundit.

Si përdorues i www.Dautti.com, duhet të pajtoheni se keni lexuar politikat tona të privatësisë përpara se të ndani ndonjë informacion me ne. Kjo Politikë e Privatësisë është përfshirë në dhe është pjesë e Kushteve të Përdorimit.

 

Informacioni që mbledhim

Vizitorët janë të lirë të lundrojnë nëpër sajtin tonë të uebit pa dhënë ndonjë informacion personalisht të identifikueshëm nëse ata nuk duan të regjistrohen me ne.

Për të pasur qasje në disa nga produktet dhe shërbimet tona, ju duhet të regjistroheni me ne dhe të merrni një llogari, emër përdoruesi dhe fjalëkalim. Nëse vendosni të regjistroheni me ne dhe jeni 18 vjeç ose më i vjetër, ne do të mbledhim informacionin tuaj personal të identifikueshëm si emri juaj, adresa e postës elektronike dhe numri i telefonit. Ne nuk mbledhim më shumë informacione se sa është absolutisht e nevojshme për të lejuar pjesëmarrjen tuaj në një aktivitet në sajtin e uebit.

Që të mund të ofrojmë trajnimet e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TiK), ne përdorim platformat e partnerëve të cilët mund të kërkojnë nga ju që të regjistroheni për të qenë në gjendje të shfrytëzoni shërbimet dhe produktet e tyre. Çfarëdo informacioni personalisht të identifikueshëm që ju ua ofroni partnerëve tanë dhe çfarëdo informacioni personalisht të identifikueshëm që partnerët tanë kanë mbledhur nga ju, kompania nuk mbanë përgjegjësi. Ndaj sigurohuni që ti keni lexuar Politikat e Privatësisë si dhe Kushtet e Përdorimit të partnerëve përpara se të vendosni ti jepni ndonjë informacion personalisht të identifikueshëm.

 

Si e përdorim informacionin tuaj?

Ne nuk ua shesim të dhënat tuaja personale të tjerëve. Informacioni personal i identifikueshëm që dorëzoni për të marrë informacione dhe shërbime nga sajti ynë i uebit nuk do të zbulohen asnjëherë tek ndonjë palë e tretë. Ne përdorim këtë informacion personalisht të identifikueshëm për t’ju regjistruar për të hyrë në shërbimet tona dhe për të verifikuar autoritetin tuaj për të hyrë në kurset dhe shërbimet që ne i ofrojmë.

Kur të regjistroheni në ndonjë nga trajnimet që ofrojmë, ne mund të ndajmë informacionin tuaj personalisht të identifikueshëm me instruktorët tanë si pjesë e informacionit të trajnimit për t’i ndihmuar ata që t’ju ofrojnë trajnimin.

Nëse jeni regjistruar në ndonjë trajnim, ne mund të vazhdojmë të ju dërgojmë përmes postës elektronike më shumë informacion rreth produkteve dhe shërbimeve tona, si edhe mesazhe promocionale të produkteve dhe shërbimeve tona. Në rast se nuk dëshironi që të pranoni informacione të tilla në lidhje me produktet dhe shërbimet tona, atëherë ju lutemi të na njoftoni në [email protected].

 

Privatësia e fëmijëve

Jemi të përkushtuar që ta mbrojmë privatësinë e fëmijëve në linjë (në Anglisht on-line). Ky sajt i uebit është i destinuar për përdoruesit mbi moshën 14 vjeçare. Ne nuk mbledhim me vetëdije informacion nga fëmijët. Ne nuk dërgojmë materiale reklamuese dhe mesazhe promocionale përmes postës elektronike tek përdoruesit të cilët kanë treguar gjatë regjistrimit të tyre se janë nën 14 vjeç. Fëmijët nën 14 vjeç duhet ti kërkojnë prindit, kujdestarit ose mësuesit leje para se të na dërgojnë informacione në linjë.

 

Faturimi

Ju do të regjistroheni në sajtin tonë të uebit me qëllim për të përdorur apo ofruar shërbime, për shembull, si pjesëmarrës në trajnime apo si instruktor. Meqë ne përdorim një sistem faturimi për ju, atëherë ne do të mbledhim informacion shtesë nga ju në mënyrë që të mund ti procesojmë pagesat tuaja. Për shembull, mund të mbledhim adresën tuaj postare dhe llogarinë bankare për të paguar apo pranuar pagesat.

Sa i përket pagesave në linjë nga ana e pjesëmarrësve në trajnime, ju informojmë se informacioni që ju furnizoni gjatë pagesës për të përdorur një shërbim të vlefshëm është përpunuar përmes një porte të sigurt pagese dhe se ne nuk i ruajmë këto informacione në serverin tonë, duke përfshirë detajet e llogarisë suaj bankare.

 

Përdorimi i biskotave (në Anglisht cookies)

Një biskotë është një skedar i vogël që përmban një identifikues (një varg shkronjash dhe numrash) që dërgohen nga një server i uebit deri te një shfletues i uebit dhe ruhen nga shfletuesi. Identifikuesi pastaj kthehet në server çdo herë që shfletuesi kërkon një faqe nga serveri. Biskotat mund të përdoren nga serverët e Internetit për të identifikuar dhe ndjekur përdoruesit derisa ata lundrojnë në faqe të ndryshme në një sajt të uebit dhe kështu i identifikojnë përdoruesit çdo herë që ata që kthehen në sajtin e uebit. Biskotat zakonisht nuk përmbajnë ndonjë informacion që personalisht identifikon një përdorues, por të dhënat personale që ruajmë për ju mund të lidhen me informacionin e ruajtur dhe të marrë nga biskotat.

Të jeni të informuar se sajti ynë i uebit përdor biskota për të rritur shërbimet tona bazuar në preferencat e përdoruesit. Ju mund ta konfiguroni shfletuesin tuaj për të bllokuar biskotat, ose për të ju paralajmëruar para se ti pranoni ato. Pjesa më e madhe e sajtit tonë të uebit mund të qasen edhe në qoftë se biskotat tuaja janë të bllokuar. Megjithatë ju mund të vëreni se ka pjesë sajtit të uebit që nuk mund të qasen me cilësimet e shfletuesit tuaj duke bllokuar biskotat.

Të keni vëmendjen që partnerët tanë gjithashtu mbledhin biskota sa herë që ju qasni shërbimet dhe produktet në sajtet e tyre të uebit.

 

Vjegëzat e sajteve tjera të uebit

Sajti ynë i uebit përmban vjegëza për tu lidhur me sajtet tjera të uebit. Përdoruesit duhet të marrin njoftim për faktin që vjegëzat që lidhin sajtin tonë të uebit me sajtet tjera të uebit janë të qeverisura nga politikat e tyre të privatësisë dhe ne nuk marrim përgjegjësi që dalin nga veprimet tuaja në sajtet tjera të uebit. Ne i këshillojmë përdoruesit që të siguroheni se i keni lexuar Politikat e Privatësisë si dhe Kushtet e Përdorimit të partnerëve përpara se të ndajnë ndonjë informacion me këto sajtë tjera të uebit.

 

Dhënia e informacionit

Ne rezervojmë të drejtën për të dhënë informacionin tuaj personal të identifikueshëm siç është përcaktuar me ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale me nr. 03/L-172 të R. së Kosovës dhe kur ne besojmë se dhënia e informacionit bëhet në interesin e kompanisë për të mbrojtur pronën e saj ose të drejta të tjera ligjore ose të drejtat ose pronën e të tjerëve.

Nëse kompania ka shitur asetet e saja ose bashkohet me një entitet biznesi, ne rezervojmë të drejtën për të transferuar informacionin që marrim nga ky sajt i uebit duke përfshirë informacionin tuaj personal të identifikueshëm deri te pasardhësi si rezultat i ndonjë riorganizimi të tillë të ndërmarrësisë.

 

Ruajtja e informacionit

Ne do ta ruajmë informacionin personalisht të identifikueshëm të përdoruesve tanë për sa kohë që ata janë abonentë të regjistruar ose përdoruesit e produkteve dhe shërbimeve tona, ashtu siç përcaktuar me ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale me nr. 03/L-172 të R. së Kosovës..

 

Korrigjimi i informacionit

Për të përditësuar ose korrigjuar informacionin tuaj personal të identifikueshëm që ne ruajmë, mund të na njoftoni në [email protected].

 

Siguria e informacionit

Ne i ruajmë të gjitha informacionet e mbledhura në serverët tanë të sigurtë. Si një përdorues i regjistruar, ju mund të përdorni llogarinë tuaj me një emër unik të përdoruesit dhe një fjalëkalim të zgjedhur nga ju. Ju jeni përgjegjës për ruajtjen e konfidencialitetit të fjalëkalimit tuaj. Për të siguruar siguri më të mirë, ju rekomandojmë që të zgjidhni një fjalëkalim të fortë që përmban shkronjat, numrat dhe simbolet e veçanta, si edhe ta ndryshoni fjalëkalimin periodikisht.

Ne përdorim mekanizmat më të mirë të mundshëm për të mbrojtur të dhënat tuaja personale, megjithatë nuk mund të mbajmë përgjegjësi për çdo shkelje të sigurisë, përveç nëse shkaktohet si rezultat i drejtpërdrejtë i neglizhencës sonë. Duke e ditur që Interneti është rrjeti kompjuterik më i pasigurtë, andaj si përdorues i regjistruar i këtij sajti të uebit, ju pranoni që ne nuk jemi përgjegjës për ndonjë humbje të të dhënave për shkak të kufizimeve të Internetit të cilat janë jashtë kontrollit tonë.

Në rastet e papritura të një shkeljeje në sistemet e sigurisë, ne mund t’ju njoftojmë përmes postës elektronike në mënyrë që të mund të merrni masa të përshtatshme mbrojtëse. Ju këshillojmë të na informoni menjëherë në [email protected] në rast se komprometon emrin e përdoruesit ose fjalëkalimin tuaj.

 

Përdoruesit ndërkombëtarë

Ky sajt i uebit administrohet nga R. e Kosovës. Nëse jeni një përdorues ndërkombëtar që po e vizitoni sajtin tonë të uebit nga vendet tjera që kanë ligje që rregullojnë mbledhjen dhe përdorimin e të dhënave të ndryshëm nga ligji i R. e Kosovës, ju lutemi të vini re se po transferoni të dhënat tuaja personale në R. e Kosovës që nuk i ka të njëjtat ligje për mbrojtjen e të dhënave. Duke i ofruar të dhënat tuaja personale ju jepni pëlqimin për përdorimin e të dhënave tuaja personale për përdorimet e identifikuara më lart në përputhje me këtë Politikë të Privatësisë.

 

Data e përditësimit

Kjo Politikë e Privatësisë u përditësua më 31 Tetor 2018.

 

Na kontaktoni

Nëse keni pyetje ose shqetësime në lidhje me këtë Politikë të Privatësisë, ju lutemi na kontaktoni në [email protected].