Pyetje të Shpeshta

Ne shpesh hasim pyetje të ndryshme nga vizitorët e etur dhe entuziast të sajtit të uebit të Dautti. Andaj, në vijim do të ju përgjigjemi disa nga pyetjeve më të rëndësishme.

 

Çfarë është Dautti?

Dautti është platformë virtuale për trajnime në linjë përmes Internetit.

Kujt i dedikohen trajnimet që ofron ju?

Çdo individi që ka mbushur 14 vite e më shumë dhe që dëshiron të mësoj më të rejat nga teknologjia e informacionit dhe komunikimit (TiK).

Kush ka të drejtë të marrë pjesë në trajnimet e CompTIA dhe Cisco Networking Academy?

Është kërkesë e partnerëve tanë CompTIA dhe Cisco Networking Academy që në trajnimet e tyre të ofruara nga Dautti të marrin pjesë vetëm nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët.

Si organizohet një trajnim?

Zakonisht secili trajnim ka orarin, numrin e orëve, literaturën e përdorur, ushtrimet praktike dhe certifikatën e pjesëmarrjes. Porsa ta keni regjistruar trajnimin e dëshiruar, do të merrni përmes e-Postës orarin, të dhënat e instruktorit, numrin e orëve, vjegëzën për ta qasur klasën virtuale, vjegëzën për ta qasur literaturën në formatin elektronik, si dhe vjegëzën për ti qasur ushtrimet praktike.

Sa shpesh ju rifreskoni listën e trajnimeve të ofruara?

Synimi jonë është që vazhdimisht ta rrisim listën e trajnimeve të ofruara dhe kështu të shtojmë trajnime të reja thuajse çdo muaj.

Si mund ta di nëse një trajnim përmban dhe ushtrimet praktike?

Pothuajse, të gjitha trajnimet të cilat i ofrojmë përmbajnë ushtrime praktike të cilat ose do ti qasni përmes platformës së ndonjë nga partnerët tanë të trajnimeve, ose do të demonstrohen nga instruktori gjatë sesioneve të prezantimeve në linjë.

A janë të certifikuar trajnimet tuaja?

Asnjë nga trajnimet e ofruara nuk janë të zhvilluara nga ne, porse trajnime zyrtare të partnerëve tanë të trajnimit të ofruara nga ne në bashkëpunim me ata.

A jepni zbritje në trajnime?

Gjithsesi që të gjithë ata që synojnë të arrijnë një kredencial të caktuar në atë që quhet shteg i certifikimit, do të vërejnë që kosto e përgjithshme e të gjitha trajnimeve që përbejnë atë kredencial është më lirë sesa të gjitha trajnimet e ndarë një nga një. Po ashtu, në periudha të caktuara do të ketë promocione të ofruara si nga ne a po ashtu edhe nga partnerët tanë të trajnimeve.

A mund të certifikohem me Dautti?

Dautti nuk është qendër e autorizuar për testim e PearsonVUE, ndaj dhe nuk mund të certifikoheni me Dautti. Porse, të gjitha trajnimet e ofruara ju përgatisin për provim të certifikimit të cilin mund ta merrni në qendrat e autorizuara për testim të PearsonVUE në qytetin tuaj e për të cilat qendra do të informoheni nga instruktorët tanë përgjatë kohës që vijoni trajnimin.

A lëshoni certifikata të pjesëmarrjes?

Për secilin trajnim të vijuar do të merrni certifikatën e pjesëmarrjes ose nga partnerët tanë të trajnimeve ose nga Dautti.