Rrjetet Kompjuterike
Shënim: Artikulli u botua fillimisht nga PC World Albanian në Dhjetor të vitit 2008 (përvjetori i dhjetë nga koha kur u publikua artikulli). Riprodhohet në këtë blog me lejen e autorit Suad Ramadani (atëherë instruktor i InfoTech Academy, sot InfoTech).
Rrjetet Kompjuterike paraqesin sistemin e lidhjes se kompjuterëve ne mes veti. Në esencë, është lidhje e me shume se dy kompjuterëve te cilët komunikojnë mes veti përmes linjave transmetuese. Ne literaturë, hasim ndarje te ndryshme te rrjeteve kompjuterike duke u bazuar ne kriteriume te ndryshme. Sipas kriterit te largësisë ne te cilën behet transmetimi i te dhënave, rrjetet kompjuterike ndahen ne dy lloje:
- LAN (Local Area Networks) apo rrjetet kompjuterike të hapësirave lokale, ne te cilat kompjuterët e lidhur ne mes veti ndodhen ne një hapësire relativisht te vogël, sikurse qe është hapësira e një ndërtese, uzine apo edhe ndërtesë e universitetit. Zakonisht për këtë lloj te rrjeteve si medium i transmetimit të të dhënave përdoren kabllot me qifte te përdredhura dhe ato koaksiale. Zakonisht, pajisjet dhe mediumet për transmetim janë pronë e një organizate.
- WAN (Wide-Area Networks) apo rrjetet kompjuterike të hapësirave te gjëra, që kryesisht lidhin kompjuterët te cilët ndodhen ne territorin e një qyteti, regjioni, apo edhe te kontinentit. Këto lloje te rrjeteve kryesisht lidhin me shume rrjete të vogla kompjuterike të hapësirave lokale, me çka në këtë mënyrë mundësojnë komunikimin ne mes te rrjeteve te cilat nuk ndodhen në një hapësire të njëjtë gjeografike. Shembulli m ë i mirë i rrjeteve kompjuterike te hapësirave të gjëra padyshim është Interneti. Zakonisht për këtë lloj të rrjeteve kompjuterike si medium për transmetim të të dhënave përdoren linjat zyrtare telefonike, linjat satelitore komerciale, si dhe linjat optike. Për dallim nga rrjetet kompjuterike të hapësirave lokale, infrastruktura për transmetim të të dhënave ne largësi tek rrjetet kompjuterike të hapësirave të gjëra posedohet nga disa organizata.
Figura 1: Rrjetet Kompjuterike të Hapësirave të Gjëra
Secili kompjuter i lidhur ne rrjetet LAN apo WAN paraqet te ashtuquajturën nyje dhe ka mundësi te qasjes ne dokumente ose pajisje ne secilën pjese te nyjës të LAN-it. Pra kjo është njëra nder përparësitë e rrjeteve kompjuterike, sepse një numër i madhe i nyjeve mund ti qasin pajisjet me vlerë siç janë: shtypësit ose ploterat, apo edhe vete te dhënat.
Ekzistojnë disa lloje te protokolleve komunikuese qe kane gjetur zbatim ne rrjetet kompjuterike te hapësirave lokale, nga i cili ne platformën e PC-ve më i njohuri është Ethernet . Protokolli i komunikimit Ethernet e ka zhvilluar kompania Xerox. Ky protokoll i komunikimit bazohet ne principin e punës i cili mundëson shfrytëzimin e mediumit nga shume përdorues ne te njëjtën kohe dhe e cila mund te zgjerohet nga cilado ane e rrjetit kompjuterik. Zakonisht tek kjo teknologji komunikuese si medium per transmetim të të dhënave përdoret mediumi i përbashkët ne te cilin mund te lidhen përdoruesit nga cilado ane e rrjetit. Kështu, në mes të secilit nga dy kompjuterët ne rrjetë ekziston vetëm një rruge lidhëse.
Një ndarje tjetër e rrjetave kompjuterike është ndarja sipas topologjive, e cila njëkohësisht është e lidhur edhe me principin e punës. Sipas kësaj ndarje ekzistojnë disa lloje, por neve do të përmendim vetëm dy:
- P2P (Peer-to-peer) apo rrjeti kompjuterik nga nyja ne nyje, paraqet rrjetin tek i cili të gjitha nyjet pjesëmarrëse në rrjet ndajnë te drejtat e barabarta, çka domethënë se nuk janë te radhitura ne mënyrë hierarkike dhe secila nga këto nyje mund te jete klient ose server.
- Client/server apo Rrjeti kompjuterik klient/server, paraqet rrjetin tek i cili një ose më shumë se një nyje i ndahet roli i serverit p.sh: njëra nyje i shërben nyjet tjera në rrjet.
Figura 2: Rrjeti Kompjuterik nga Nyja në Nyje
Kompjuterët server zakonisht janë makina te forta harduerike, dhe kjo per faktin që duhet t’u shërbejnë një numri te madhe te kompjuterëve në rrjeta kompjuterike me çka po thuajse te gjitha kërkesat për komunikim kalojnë përmes tyre.
Figura 3: Rrjeti Kompjuterik Klient/Server
Shënim: Figurat per ilustrimin e artikullit janë huazuar nga kurrikula mësimore e modulit të trajnimit Cisco CCNA R&S të programit të trajnimit Cisco Networking Academy.
Shpresojmë të jetë artikull i pëlqyer nga ju.
paqja me ju,
LinkedIn | YouTube | Twitter | Instagram | Facebook