SharePoint Server 2016: Qasja në SharePoint pas instalimit
Nëse po planifikoni ta instaloni SharePoint Server 2016 apo tashmë e keni instaluar atë, atëherë në vijim do të shpalos hapat e qasjes së SharePoint Server 2016 pas instalimit.
Nga kompjuteri juaj (kërkojeni tek menya Start) nisni SharePoint Central Administration, ose hapni shfletuesin tuaj dhe hapni faqen localhost apo <emri_i_serverit_tuaj>. Do të ju shfaqet dritarja për qasje në SharePoint Server 2016 në të cilën duhet të shkruani kredencialet për qasje dhe të klikoni butonin OK:
Menjëher pas qasjes tuaj të parë në SharePoint Server 2016, do të ju shfaqet faqja në të cilën deklaroheni se dëshironi apo jo të merrni pjesë në Customer Experience Improvement Program të Microsoft për ta bërë SharePoint Server më të mirë. Varësisht nga preferenca juaj përzgjidhni Yes ose No dhe pastaj klikoni butonin OK:
Në faqen Welcome përzgjidhni mënyrën se si do ta konfiguroni fermën e SharePoint. Janë dhënë dy mënyra Start the Wizard dhe Cancel. Përmes Start the Wizard është eksperti që kryen punën për ju, ndërsa në rastin e butonit Cancel jeni ju që duhet ta konfiguroni fermën e SharePoint. Për këtë prezantim kam përzgjedhur opsionin Start the Wizard:
Në faqen në vijim duhet të përzgjidhni Service Account dhe Service Applications dhe të klikoni butonin Next. Kujdes se cilin Service Account përzgjidhni meqë përmes llogarisë së përzgjedhur do të administroni fermën tuaj të SharePoint:
Në këtë faqe do të realizoni një Site Collection ndaj duhet të plotësoni disa nga fushat tekstuale si Title dhe Description e po ashtu të përzgjidhni edhe Web Site Address. Klikoni butonin OK apo edhe Skip nëse nuk dëshironi një Site Collection:
Në faqen e radhës ju ofrohet lista në formë të konfirmimit për parametrat e dhënë dhe të përzgjedhur në procesin e konfigurimit të fermës në SharePoint Server 2016.
Varësisht nga Web Site Address e përzgjedhur në faqen Service Applications and Services, shkruajeni në shfletuesin tuaj <emri_i_serverit_tuaj> dhe do të ju shfaqet faqja juaj e uebit e realizuar në SharePoint Server 2016:
Shpresoj që ky postim të jetë informues për ju të dashur lexues.
paqe dhe shëndet,
Bekimi
Bekim Dauti’s Blog | Bekim Dauti’s Vlog | e-Books @Amazon Kindle Store