Shkarko falas e-Librin: Rrjetet Kompjuterike

Të dashur lexues,

Për informatën tuaj, Amazon Inc. përmes e-Postës më njoftoi se e ka larguar përkohësisht nga shitorja e tyre Amazon Kindle Store e-Librin “Rrjetet Kompjuterike: Koncepte të Përgjithshme” me arsyetimin se gjuha Shqipe nuk është në listën e gjuhëve të cilat aktualisht përkrahen nga Amazon Kindle Store. Gjithnjë sipas Amazon Inc., po punohet që së shpejti edhe gjuha Shqipe të shtohet në mesin e gjuhëve që përkrahen nga Kindle.

Pavarësisht, të gjithë të interesuarit mund ta shkarkojnë e-Librin “Rrjetet Kompjuterike: Koncepte të Përgjithshme” nga lidhja në vijim:

Rrjetet Kompjuterike: Koncepte të Përgjithshme nga Bekim Dauti
Rrjetet Kompjuterike: Koncepte të Përgjithshme nga Bekim Dauti

Rrjetet Kompjuterike nga Bekim Dauti (Korrik 2015)

Faleminderit paraprakisht për mirëkuptimin tuaj!

Lexim të këndshëm.

paqe dhe shëndet,

Bekimi