Shkarko falas librin: 10 Minuta Udhëzues në Windows XP

Edhe pse Microsoft ndërpreu përkrahjen për sistemin operativ Windows XP në Prill të vitit 2014, vazhdon të jetë një nga sistemet operative më të përdorura në botë pas Windows 7. Inetresante, shënimet nga Interneti tregojnë se edhe pse në fund të vitit 2014 numri i përdoruesve të Windows XP pati rënie, sërish në fillim të vitit 2015 është rritur dukshëm. Kjo tregon, që edhe përkundër faktit se bëhet fjalë për një sistem operativ që daton që nga viti 2001 dhe se Microsoft e ka dyfishuar koston e përkrahjes për këtë sistem operativ, Windows XP vazhdon të jetë sistem operativ i admiruar nga përdoruesit gjithë andej botës.

Sistemet operative më të përdorura në botë (Hachman, 2015)
Sistemet operative më të përdorura në botë (Hachman, 2015)

Atëherë, për të gjithë përdoruesit e sistemit operativ Windows XP në shoqërinë tonë e gjithashtu edhe për çdo të interesuar tjetër që pavarësisht se a e përdorë apo jo sistemin operativ Windows XP, mund ta shkarkoni falas librin: “10 Minuta Udhëzues në Windows XP” nga lidhja në vijim:

10 Minuta Udhezues ne Windows XP

Lexim të këndshëm.

paqe dhe shëndet,

Bekim