Si ta përmirësoni Windows Phone 8.1 në telefonin tuaj të mençur me Windows 10 Mobile?

Elementi më i madh ndotës në mjedisin e tokës është përhapja e fushave elektromagnetike. Unë konsideroj të jetë një kërcënim shumë më i madh në shkallë globale sesa ngrohja ose rritja e elementeve kimike në mjedis. ” Dr. Robert Becker

Microsoft, krahas zhvillimit të sistemit operativ Windows 10 për kompjuter personal, laptop dhe tabletë; në mënyrë paralele ka ecur dhe po ecë edhe me zhvillimin e Windows 10 Mobile për telefonat e mençur dhe fabletët. Aktualisht në fazën e vëzhgimeve teknike, Windows 10 Mobile ka arritur në ndërtimin 10536, ndërtim ky i cili tashmë ka vendosur stabilitet në performancë dhe funksionalitet si edhe standard në ndërfaqësin e përdoruesit. Aktualisht, Windows 10 Mobile mund të instalohet në thuajse të gjithë telefonat e mençur të Nokia Lumia si edhe në HTC One (M8) for Windows. Për të gjithë të interesuarit që posedojnë ndonjë nga telefonat që përkrahin Windows 10 Mobile, në rreshtat në vijim do të shpalosim hapat e nevojshëm që duhet kompletuar për të pasur një përmirësim të sistemit operativ aktual Windows Phone 8.1 në telefonin tuaj të mençur me Windows 10 Mobile.

Pika e nisjes quhet Windows Insider app

Nëse tashmë jeni pjesë e programit Windows Insider Program ngaqë keni marrë pjesë në testimin dhe vlerësimin e zhvillimit të Windows 10 si edhe e keni përmirësuar sistemin tuaj ekzistues operativ Windows 7/8/8.1 në kompjuterin tuaj me Windows 10; atëherë e tëra çfarë duhet të bëni për të nisur përmirësimin e sistemitoperativ Windows Phone 8.1 në teleofnin tuaj të mençur me Windows 10 Mobile është të shkarkoni aplikacionin Windows Insider. Paraprakisht, duhet të keni parasysh rekomandimin teknik që telefoni juaj duhet të ketë së paku 8 GB hapësirë të kujtesës për ruajtje të të dhënave.

  1. Nga ekrani i nisjes në telefonin tuaj klikoni kuadratin e dyqanit (në Ang. Store)
  2. Nga ballina e dyqanit kërkoni aplikacionin Windows Insider
  3. Pasi ta keni gjetur aplikacionin Windows Insider klikoni në të që të hapet ndërfaqësi për instalimin e tij
  4. Klikoni butonin install në fund të ekranit të telefonit tuaj për të instaluar aplikacionin Windows Insider

wp_ss_20150925_00015. Pasi të instalohet, aplikacioni Windows Insider shfaqet në listën e aplikacioneve të instaluara në telefonin tuaj

wp_ss_20150925_00026. Klikoni në aplikacionin Windows Insider që të hapet ndërfaqësi i tij. Pastaj, klikoni në Get preview builds

wp_ss_20150925_00037. Mund të përzgjedhnni njërin nga dy opsionet e ofruara nga Microsoft për marrjen e ndërtimeve të ardhshme. Ju rekomandoj që ti lexoni me kujdes përshkrimet e të dy opsioneve. Unë kam përzgjedhur mënyrën Insider Fast për marrjen e ndërtimeve të ardhshëm të Windows 10 Mobile. Pastaj klikoni shigjetën në fund të ekranit për konfirmim.

wp_ss_20150925_00058. Natyrisht, që Microsoft kërkon nga ju që edhe njëherë të lexoni vërejtjet në lidhje me instalimin e aplikacioneve/programeve në zhvillim e sipër siç është rasti me Windows 10 Mobile. Nëse jeni dakord me vërejtjet, klikoni butonin accept në fund të ekranit të telefonit tuaj.

wp_ss_20150925_00069. Pas pak telefoni juaj fillon të riniset

wp_ss_20150925_000710. Pasi të jetë rinisur telefoni juaj, bëni mirë të kontrolloni nëse keni bërë apo jo kopje rezervë të parametrave të konfigurimit të telefonit tuaj dhe të dhënave tuaja. Në rast se jo, atëherë merrni pak kohë dhe kompletoni kopjen rezervë që të siguroheni se asnjë e dhënë e juaj me vlerë nuk ka humbur.

wp_ss_20150925_000911. Pasi të keni kompletuar kopjen rezervë të parametrave dhe të dhënave tuaja, kontrolloni nëse keni ndonjë përditësim në telefonin tuaj nga phone update duke klikuar butonin check for updates.

wp_ss_20150925_001012. Natyrisht, telefoni juaj do të pranon përditësimet e reja dhe do të fillon ti përpunon të njëjtat dhe pas pak do të nis shkarkimin dhe përgatitjet për instalimin e tyre.

wp_ss_20150925_001113. Në rast se bateria juaj ëshë në 40%, atëherë do të ju kërkohet që të filloni me mbushjen e baterisë me energji duke e kyçur teleofnin tuaj në rrjetin elektrik.

wp_ss_20150925_0012

14. Porsa bateria të arrin të mbushet në nivelin 40%, në mënyrë automatike vazhdon instalimi i përditësimit të sapo pranuar përmes phone update. Do të ju kërkohet të konfirmoni instalimin e përditësimit të sapo pranuar duke klikuar në butonin install.

wp_ss_20150925_001315. Nga ky moment, procesi i përmirësimit të sistemit operativ aktual Windows Phone 8.1 me Windows 10 Mobile do të merr kohë të konsiderueshme si edhe mund të ketë në shumë se një rinisje të telefonit tuaj, përfshi edhe migrimin e të dhënave tuaja.

wp_ss_20150925_001416. Kur i tërë procesi i përmirësimit të sistemit operativ aktual Windows Phone 8.1 me Windows 10 Mobile të kompletohet me sukses, atëherë nga Settings → System → About mund të verifikoni instalimin e Windows 10 Mobile Insider Preview në telefonin tuaj.

wp_ss_20150926_0001

Konkluzioni

Meqë akoma Windows 10 Mobile është në zhvillim e sipër, me mirëkuptim do të kërkoja nga ju që të mos entuziazmoheni së tepërmi me instalimin e këtij sistemi operativ në telefonin tuaj meqë herë pas herë din edhe të mos përformon dhe funksionon ashtu siç ju por edhe Microsoft dëshironi. Ndaj, tërë këtë përvojë të re me Windows 10 Mobile merreni shtruar dhe qetë ashtu që kur të hasni në situata kur telefoni juaj të punon ngadalë apo të bllokohet, do ta tejkaloni më lehtë. Ta gëzofshit sistemin e ri operativ Windows 10 Mobile!

Shpresoj që ky postim të jetë informues për ju të dashur lexues.

paqe dhe shëndet,

Bekimi