Si ta shkarkoni dhe instaloni aplikacionin Dautti?

Si ta shkarkoni dhe instaloni aplikacionin Dautti?

Nëse jeni të interesuar në kurset e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK) dhe shërbimet që ofron Dautti, atëherë ju sugjerojmë që të përdorni aplikacionin Dautti në telefonin tuaj të mençur. Aplikacionin Dautti do të mund ta gjeni në Google Play Store. Andaj, nëse posedoni telefon të mençur, tablet apo Chrome Book ju do të mund ta shkarkoni dhe instaloni aplikacionin Dautti në pajisjen tuaj lëvizëse dhe si të tillë ta përdorni për të qenë i përditësuar me ofertat më të reja të trajnimeve dhe shërbimeve të TIK nga Dautti.

Si ta shkarkoni dhe instaloni aplikacionin Dautti?

Siç u përmendë më lartë, shumë e rëndësishme është që së pari të siguroheni që poseodni pajisje që është e bazuar në sistemin operativ Android. Nëse ky kriter është plotësuar, atëherë gjeni hapat në vijim për ta shkarkuar dhe instaluar aplikacionin Dautti në pajisjen tuaj:

  1. Nga pajisja (telefoni, tableti apo notebook) juaj hapeni aplikacionin Play Store
  2. Porsa të hapet aplikacioni Plaz Store, në kutinë tekstuale për kërkim shkruani Dautti dhe shtypni butonin search në tastierën virtuale
  3. Pas pak në rezultatet e kërkimit do të shfaqet aplikacioni Dautti
  4. Shtypni në aplikacionin Dautti dhe në faqen tjetër shtypni butonin Install
  5. Aplikacioni Dauztti do të nis të shkarkohet dhe instalohet sipas kritereve të Google Play Store
  6. Porsa të kompletohet instalimi, në dispozicion kei butonin Open të cilin duhet ta shtypni që të hapet aplikacioni Dauti

Porsa të hapet aplikacioni Dautti në pajisjen tuaj, do të mund të navigoni trajnimet, shërbimet, blogun, uebinaret dhe shumë informata me rëndësi.

Shpresojmë të ju ketë pëlqyer aplikacioni Dautti.

paqja me ju,

Dautti

LinkedIn | YouTube | Twitter | Instagram | Facebook