Si të lironi hapësirë të diskut pas përditësimit të Windows 10?

Siç e dini, gjatë muajit Nëntor Microsoft ofroi ndërtimin 10586 të sistemit operativ Windows 10 dhe i cili ndërtim tashmë në muajin Dhjetor përmes shërbimit Windows Update po e arrin secilin kompjuter gjithandej globit të cilët tashmë e përmbajnë ndërtimin 10240 të Windows 10 nga muaji Korrik. Nëse jeni nga ata përdorues të cilët së fundmi kanë bërë përditësimin e Windows 10 nga ndërtimi 10240 në ndërtimin 10586, atëherë jeni sfiduar nga efekti i mungesës së hapësirës së diskut në të cilin e keni të instaluar sistemin operativ. Duke qenë se secili ndërtim është në fakt një sistem operativ, atëherë se rreth apo më shumë (varësisht nga platforma 32-bit apo 64-bit e sistemit operativ) se 4 GB të diskut tuaj do të okupohen nga ndërtimi i ri. Pastaj, porsa të nisë përditësimi, dosja ekzistuese Windows do të shndërrohet në Windows.old për ti lëshuar vendin dosjes Windows të ndërtimit të ri (në këtë rast 10586). Pavarësisht, ekzistojnë metoda të rëndomta dhe tashmë tradicionale në sistemet operative Windows për të liruar hapësirë të diskut sa herë që ndjejmë nevojën se disku ka mungesë të hapësirës së lirë. Një nga to është edhe Disk Cleanup të cilin do ta paraqesim në rreshtat në vijim.

  1. Po të klikoni në diskun C: dhe ta hapni atë, do të vëreni dosjet Windows dhe Windows.old
File explorer
2. Klikoni butoni mbrapa () dhe mbi diskun C: klikoni tastin e djathtë të miut dhe përzgjidhni opsionin Properties
File explorer 2
3. Hapet dritarja e vetive të diskut C:. Klikoni butonin Disk Cleanup
Disk properties
4. Disk Cleanup Disk identifikon skedarët që mund ti fshini dhe përllogarit hapësirën e përgjithshme që mund ta lironi në disk pas fshirjes së këtyre skedarëve
Disk cleanup 2
5. Varësisht nga preferencat tuaja, them që ti përzgjdhni të gjithë skedarët nga lista e skedarëve për fshirje. Pastaj klikoni butonin Clean up system files
Disk cleanup
6.   Nëse do ti përzgjidhni të gjithë skedarët e listuar për fshirje, do të vëreni se hapësira e përgjithshme që do të lirohet në disk është e rendit GB (Giga Byte). Klikoni butonin OK
Disk cleanup 3
7. Do të shfaqet dritarja e konfirmimit tek e cila rishtazi klikoni OK për fshirjen e skedarëve
Disk cleanup 4
8. Meqë në këtë proces do të fshihen edhe skedarët e ndërtimit paraprak (në këtë rast 10240) e që në fakt janë skedarët e sistemit operativ paraprak, atëherë rishtazi kërkohet konfirmimi. Preferencat janë tuajat nëse do të përzgjidhni Yes ose No (në rastin tim unë kam përzgjedhur Yes, pra fshirjen e skedarëve të sistemit paraprak)
Disk cleanup 5
9. Pas pak, porsa të kompletohet fshirja e skedarëve do të vëreni se tashmë në diskun tuaj është liruar hapësirë e mjaftueshme
File explorer 3

10. Meqë gjatë procesit të përditësimit të sistemit operativ nga një ndërtim tek tjetri ka pas ruajtje të të dhënave në disk, si edhe gjatë procesit të Disk Cleanup ka pas fshirje të të dhënave nga disku atëherë në mënyrë të natyrshme skedarët ekzistues në disk janë fragmentuar gjë që ndikon në uljen e performancës së përgjithshme të punës me kompjuter. Me këtë rast, rekomandimi është që ti defragmentojmë duke përdorur veglën Optimize nga fleta Tools e dritares së vetive të diskut C:

Defragmentation

11. Përzgjidhni diskun C: dhe klikoni butonin Optimize

Defragmentation 2

12. Kur të jetë kompletuar procesi i defragmentimit, atëherë mbyllni dritaren Optimize Drives duke klikuar butonin Close. Pastaj, për ta konfirmuar versionin e përditësuar të sistemit operativ klikoni në ikonën Search në shiritin e detyrave (në Ang. taskbar) dhe shkruani komandën winver

Search

13. Pasi të shkruani komandën winver dhe të shtypni tastin Enter shfaqet dritarja About Windows me versionin përkatës të sistemit operativ të instaluar në kompjuterin tuaj si rezultat i përditësimit të fundit nga Microsoft përmes Windows Update

Winver

Shpresoj që ky postim të jetë informues për ju të dashur lexues.

paqe dhe shëndet,

Bekimi