Bekim Dauti

Bekim Dauti

Instruktor

Profesioni i Bekim Dautit është teknologjia kompjuterike, kryesisht me fokus në administrimin e serverëve, rrjetëzimin kompjuterik dhe trajnimin me fokus në Cisco, CompTIA dhe Microsoft. Bekim ka mbaruar studimet Baçelor në Informatikë në Universitetin e Tiranës, studimet master në Teknologjinë e Informacionit në UMGC Europe dhe studimet e doktoraturës në Shkenca Kompjuterike në Universitetin e Aspen. Bekim ka më shumë se 20 vjet përvojë si instruktor i certifikuar i Akademisë së Cisco (CCAI) dhe mbi 15 vjet përvojë si trajner i certifikuar i Microsoft (MCT). Ai mban çertifikime nga disa vendor, duke përfshirë ECDL, Certiport, CompTIA, Cisco, Microsoft dhe Sun Microsystems. Bekimi ka kontribuar në rolin e autorit në afro 20 libra dhe ka botuar dhjetëra artikuj në botime si PC World Albanian dhe CIO Albanian. Ai është themeluesi i InfoTech dhe Dautti dhe aktualisht punon si trajner i certifikuar i Microsoft në Elev8. Përveç punës së tij si trajner, Bekimi mban një blog të quajtur "Bekim Dauti’s Blog", si dhe një vlog të quajtur "Bekim Dauti’s Vlog".
Kontaktoni instruktorin në e-Postën: [email protected]