Bekim Dauti

Bekim Dauti

Instruktor

Bekim Dauti është profesionist i përkushtuar i teknologjisë kompjuterike, me përvojë të gjerë në administrimin e sistemeve dhe rrjeteve kompjuterike, si dhe në trajnimet e TIK (Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit). Ai ka përfunduar studimet bachelor në informatikë në Universitetin e Tiranës, studimet master në teknologji informative nga UMGC Europe, dhe studime e doktoraturës në shkencat kompjuterike nga Aspen University. Si Cisco Certified Academy Instructor (CCAI), CompTIA Instructor (CIN), dhe Microsoft Certified Trainer (MCT), Bekimi është i specializuar në administrimin e serverëve, rrjeteve kompjuterik, sigurinë kibernetike dhe trajnimet në TIK. Me mbi 25 vite përvojë, ai është autor i rreth 20 librave dhe ka kontribuar me artikuj të shumtë në publikime prestigjioze, si PC World Albanian dhe CIO Albanian. Ekspertiza e tij është e dëshmuar përmes certifikimeve të vendorëve si ECDL, Certiport, CompTIA, Cisco, Microsoft dhe Sun Microsystems. Aktualisht, Bekimi është Microsoft Certified Trainer në TeKnowledge si edhe themelues i InfoTech (Academy) dhe Dautti. Ai ndan njohuritë, kërkimet dhe diskutimet mbi teknologjinë në blogun e tij, “Bekim Dauti’s Blog.” dhe vlogun "Bekim Dauti’s Vlog". Gjatë gjithë karrierës së tij, Bekimi është thellësisht mirënjohës për mbështetjen e familjes së tij, e cila ka qenë burim frymëzimi për përkushtimin e tij ndaj teknologjisë dhe arsimit.
Kontaktoni instruktorin në e-Postën: [email protected]