Marsida Simo
Instruktore
Marsida është sociologe, e cila prej vitesh është e fokusuar në rolin e komunikimit dhe medias tek individi dhe familja. Po ashtu prej kohësh është e angazhuar në çështje sociale aktuale duke organizuar evente të shumta. Gjithashtu, Marsida është pjesëmarrëse në media të ndryshme audio/vizive përmes analizave dhe opinioneve e po ashtu edhe si autore dhe moderatore e emisioneve socio-kulturore-ekonomike. Në pjesën e trajnimeve, fokusin e ka rreth komunikimit, lidershipit dhe aftësive të buta, të cilat i ndërlidh me aspektin teorik dhe praktik. Trajnimet e ofruara nga Marsida, janë të përshtatura për grupmosha të ndryshme duke nisur që nga fëmijët e vegjël, fëmijët në moshë shkollë, adoleshentët, studentët, si dhe punonjës të kompanive të ndryshme. Marsida është autore e një reviste të përmuajshme për fëmijë dhe prindër, si dhe hartuese e një libri pune për fëmijë, adoleshentë dhe të rinj në fushën e inteligjencës emocionale.
Kontaktoni instruktoren në e-Postën: [email protected]
Kontaktoni instruktoren në e-Postën: [email protected]