Mrika Hana Nagavci

Mrika Hana Nagavci

Instruktore

Profesioni i Mrika Hana Nagavci është linguistika, kryesisht me fokus në gjuhën Angleze, si dhe trajnimet profesionale si Anglishtja për Biznes, Anglishtja në Vendin e Punës, dhe Anglishtja në Marketing dhe Shitje. Ajo ka mbaruar studimet Baçelor në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Filologjik si dhe studimet Master në Universitetin AAB, Dega  Gjuhë dhe Letërsi Angleze. Përveç kësaj, ajo ka 15+ përvojë profesionale si instruktore e programeve të ndryshme trajnimi të Gjuhës Angleze. Po ashtu, Mrika është e certifikuar në ofrimin e  kurseve përgatitore për testet standardizuese TOEFL IBT dhe SAT nga AAC (Qendra Amerikane për Këshillim) si dhe Project-Based Learning nga KETNET (Rrjeti i Mësimdhënësve të Gjuhës Angleze në Kosovë). Aktualisht, ajo punon si trajnere për Gjuhë të Huaja dhe Menaxhim të Përgjithshëm në Qendrën për Trajnim dhe Zhvillim të Telekomit të Kosovës Sh.A. Po ashtu, që nga viti 2012 Mrika është bashkëpunëtore e jashtme e Institutit për Trajnim dhe Zhvillim (AUK TDI) të Universitetit Amerikan të Kosovës (RIT Kosovo).
Kontaktoni instruktoren në e-Postën: [email protected]