Trajnim falas: Cisco Networking Essentials me vetë-ritëm

Trajnim falas: Cisco Networking Essentials me vetë-ritëm

Rrjetet janë në zemër të transformimit digjital. Rrjeti është thelbësor për shumë funksione biznesi sot, duke përfshirë të dhënat dhe operacionet kritike të biznesit, sigurinë kibernetike dhe shumë më tepër. Një larmi e madhe e rrugëve të karrierës mbështeten në rrjet – kështu që është e rëndësishme të kuptoni se çfarë mund të bëjë rrjeti, si funksionon dhe si ta mbroni atë.

Ky është një trajnim i shkëlqyeshëm për zhvilluesit, shkencëtarët e të dhënave, specialistët e sigurisë kibernetike dhe profesionistë të tjerë që kërkojnë të zgjerojnë njohuritë e tyre në fushën së rrjeteve. Gjithashtu është një pikënisje e shkëlqyeshme për studentët që ndjekin një gamë të gjerë rrugësh karriere – nga siguria kibernetike te zhvillimi i softuerit në biznes dhe më shumë. Një distinktiv digjital i Akademisë së Rrjetit të Cisco-së është në dispozicion për versionin e drejtuar nga instruktorët e këtij trajnimi. Nuk kërkohen parakushte për ta vijuar këtë trajnim.

Pasi ta kompletoni trajnimin, ju do të mësoni këto aftësi thelbësore:

  • Planifikoni dhe instaloni një rrjet shtëpie ose biznesi të vogël duke përdorur teknologjinë pa tel, pastaj lidheni atë në Internet.
  • Praktikoni verifikimin dhe zgjidhjen e problemeve të lidhjes së rrjetit dhe internetit.
  • Zhvilloni aftësitë e të menduarit kritik dhe zgjidhjen e problemeve duke përdorur Cisco Packet Tracer.
  • Njiheni dhe ulni kërcënimet e sigurisë ndaj një rrjeti shtëpiak.

Kohëzgjatja: 70 orë
Çmimi: Pa pagesë
Niveli: Ndërmjetëm
Lloji i të mësuarit: Trajnim në linjë me ritëm të pavarur
Gjuha: Anglisht

Shënim: Trajnimet nga Cisco Networking Academy të ofruara nga Dautti – CA janë të dedikuara vetëm për nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët. Ndaj, ju falënderojmë për konsideratë!

Për t’u regjistruar në trajnim klikoni këtu.

paqja me ju,

Dautti

LinkedIn | YouTube | Twitter | Instagram | Facebook