Trajnim në linjë me ritëm të pavarur nga Cisco Networking Academy: Introduction to Cybersecurity
Me miliarda pajisje tani në internet, kërcënimet e reja shfaqen në çdo sekondë. Bota e sotme e ndërlidhur i bën të gjithë më të ndjeshëm ndaj sulmeve kibernetike. Nëse jeni tërhequr nga relativiteti i botës së re të sigurisë kibernetike si një profesionist, apo thjesht si i interesuar për të mbrojtur veten në internet dhe në mediat sociale, atëherë ky trajnim i nivelit-hyrës është përgjigjja. Trajnimi shqyrton trendet kibernetike, kërcënimet – së bashku me temën më të gjerë të sigurisë kibernetike në një mënyrë që do të ju bëjë rëndësi. Për shembull, do të mësosh se si të mbrosh privatësinë tënde personale në internet, duke fituar njohuri shtesë mbi sfidat e kompanive, institucionet qeveritare dhe arsimore me të cilat përballen sot.
- Mësoni se çfarë është siguria kibernetike dhe ndikimi i saj potencial për ju.
- Kuptoni kërcënimet, sulmet dhe dobësitë më të zakonshme.
- Gjeni njohuri për mënyrën se si bizneset mbrojnë operacionet e tyre nga sulmet.
- Gjeni trendet e fundit të punës dhe pse siguria kibernetike vazhdon të rritet.
Kohëzgjatja: 15 orë
Çmimi: Pa pagesë
Niveli: Fillestar
Lloji i të mësuarit: Trajnim në linjë me ritëm të pavarur
Gjuha: Anglisht
Që të regjistroheni në trajnimin Introduction to Cybersecurity pa pagesë klikoni këtu.
Shënim: Trajnimet nga Cisco Networking Academy të ofruara nga Dautti – CA janë të dedikuara vetëm për nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët. Ndaj, ju falënderojmë për konsideratë!
paqja me ju,