Trajnim nga Cisco Networking Academy: Introduction to Packet Tracer – Mobile

Trajnim nga Cisco Networking Academy: Introduction to Packet Tracer – Mobile

Si një alternativë e trajnimit Introduction to Packet Tracer, ky trajnim është dizajnuar për përdoruesit e pajisjeve mobile, veçanërisht Android dhe iOS. Vetëm pak më shumë se një orë në kohëzgjatje, ky trajnim në linjë me ritëm të pavarur është për fillestar pa njohuri paraprake të rrjetëzimit. Ju do të mësoni operacione themelore të mjeteve me aktivitete praktike që do t’ju ndihmojnë të vizualizoni një rrjet. Ky trajnim i nivelit hyrës është treguar i dobishëm për të gjithë nxënësit që përdorin pajisjet mobile.

Pasi ta kompletoni trajnimin, ju do të mësoni këto aftësi thelbësore:

  • Mësoni të lundroni në ndërfaqen kryesore të përdoruesit.
  • Ndërtoni një topologji të thjeshtë të rrjetit.
  • Vizualizoni rrjetin në të dy mënyrat logjike dhe fizike.
  • Zhvilloni aftësi të të menduarit kritik dhe zgjidhjes së problemeve.

Kohëzgjatja: 2 orë
Çmimi: Pa pagesë
Niveli: Fillestar
Lloji i të mësuarit: Trajnim në linjë me ritëm të pavarur
Gjuha: Anglisht

Që të regjistroheni në trajnimin Introduction to Packet Tracer – Mobile pa pagesë klikoni këtu.

Shënim: Trajnimet nga Cisco Networking Academy të ofruara nga Dautti – CA janë të dedikuara vetëm për nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët. Ndaj, ju falënderojmë për konsideratë!

paqja me ju,

Dautti

LinkedIn | YouTube | Twitter | Instagram | Facebook