Trajnime të reja nga Cisco të specializuara në certifikim

Trajnime të reja nga Cisco të specializuara në certifikim

Në ditët e sotme, certifikimi është bërë domosdoshmëri. Kjo do të thotë, nëse duam që industrisë së teknologjisë së informacionit ti tregojmë dhe dëshmojmë se posedojmë aftësitë dhe shkathtësitë e duhura për pozitën e hapur pranë industrisë në fjalë atëherë duhet të posedojmë certifikatë. Andaj certifikatat si ECDL, MOS, MCP, MCSA, CompTIA A+, CompTIA Server+, CCENT, CCNA dhe të tjera të organizatave dhe industrive si CompTIA, ECDL, Certiport, Microsoft, Cisco, etj., mund të jenë të njohura për secilin që e posedon një të tillë dhe natyrisht më pak apo fare të njohura për të tjerët që nuk kanë një certifikatë në TI. Atëherë, në rreshtat në vijim mund të mësoni se çfarë është një certifikatë në TI, përse duhet një certifikatë në TI si edhe se si pajisemi me një certifikatë në TI.

Çfarë është certifikata në TI?

Nëse mendoni se certifikata në TI është vetëm një letër e formatit Letter apo A4 e cila duket bukur dhe me të mund të bëni një selfie, atëherë themi se pjesërisht keni të drejtë! Por, nëse mendoni se certifikata në TI është letërnjoftimi i aftësive dhe shkathtësive tuaja të ndërlidhura me teknologjinë e informatikës, atëherë them se plotësisht keni të drejtë! Atëherë, që nga identifikimi e deri tek validimi si dhe që nga trajnimi e deri tek certifikimi, certifikata në TI është një dokument i cili prezanton, tregon dhe dëshmon se personi me certifikatë posedon njohuritë, përvojën dhe talentin për teknologjinë për të cilën thirret certifikata.

Përse kam nevojë për një certifikatë në TI?

Që nga dëshmia se posedoni aftësitë dhe shkathtësitë e duhura teknologjike e deri tek dëshira për mirëqenie më të mirë materiale, janë faktorë të shumtë që do të ju bënin të merrni vendimin për të poseduar certifikatë në TI. Pavarësisht, shumë domethënës është edhe fakti sesa organizatat dhe bizneset janë të interesuar të punësojnë punëtorë të certifikuar. Përderisa në botën e zhvilluar tashmë punësimi i punëtoreve të certifikuar është bërë standard dhe trend i kohës, edhe tek ne bizneset gradualisht kanë filluar ta praktikojnë kërkimin dhe punësimin e punëtorëve të certifikuar. Zaten, përderisa për bizneset aplikimi i kandidatëve të certifikuar për pozitat e hapura e thjeshtëson, lehtëson dhe e bënë më pak të kushtueshëm si në aspektin kohor dhe material procesin e identifikimit dhe të punësimit të kandidatëve të kualifikuare në anën tjetër për kandidatët e certifikuar certifikata do të thotë:

  • aplikim i njohurive teorike në punën praktike,
  • përshtatje më e shpejtë me mjedisin e punës,
  • posedim i njohurive aktuale të cilat kërkohen nga bizneset,
  • certifikata dëshmon se ju jeni ekspert në lëminë përkatëse,
  • mundësi më e mirë e punësimit,
  • mundësi për një karrierë profesionale të suksesshme,
  • dhe të tjera përfitime.

Si të certifikohem në TI?

Gjithçka nis nga dëshira për të mësuar. Sa më e madhe dëshira për të mësuar, po aq më e madhe edhe mundësia për të qenë i suksesshëm në nxënien e diturisë. Gjithsesi që krahas mësimit kërkohet edhe përkushtim maksimal në aplikimin praktik të njohurive të fituara. Këtu vend të theksuar zë puna praktike në teknologjinë e preferuar.

Për shembull, nëse synoni që të certifikoheni në CompTIA A+, atëherë duhet të mësoni për harduerin dhe softuerin e kompjuterëve personal. Kështu krahas mësimit teorik, kohë të konsiderueshme duhet ti kushtoni edhe punës praktike në instalimin dhe zgjidhjen e problemeve harduerike dhe softuerike. Në momentin që vlerësoni se tanimë i keni mjeshtëruar njohuritë teorike dhe praktike të kompjuterit personal atëherë mund të merrni vendimin që të sfidoni njohuritë dhe përvojën tuaj përmes provimit të certifikimit të CompTIA A+. Për të hyrë në provim të certifikim, pa dallim se për cilin certifikim bëhet fjalë, duhet ti drejtoheni qendrës së akredituar për certifikime si ECDL, Certiport, PearsonVUE, Prometric dhe të tjera në vendin tuaj. Në këto qendra respektive për certifikim ju do ta regjistroni provimin tuaj të dëshiruar. Pasi ta keni kaluar provimin me sukses, vendori i provimit (në rastin e shembullit të certifikimit CompTIA A+ është organizata CompTIA) në një periudhë të konsiderueshme kohore do të ju sjellë certifikatën dhe materialet tjera shoqëruese me certifikatën. Nga ky moment ju posedoni certifikatën dhe titullin në teknologjinë për të cilën thirret certifikata.

Trajnimet e reja nga Cisco në platformën Dautti

Siç mund ta dini, Dautti është Cisco Networking Academy. Si i tillë që është, Dautti ofron trajnimet e programit të Cisco Networking Academy në platformën virtuale të mësuarit në linjë në kohë reale. Këto trajnime (Cisco Networking Academy) janë të organizuara në formatin modular dhe kanë për synim primar mësimin e rrjeteve kompjuterike e pastaj edhe të përgatitjes për provim të certifikimit. Mirëpo, të gjithë ata kandidatë të cilët kanë përvojë në rrjetet kompjuterike porse deri më tani nuk kanë kompletuare provimet e certifikimit, atëherë kanë mundësinë që të ndjekin trajnime të cilat janë të specializuara vetëm për certifikim. Kështu, këta kandidatë i rikujtojnë konceptet e rrjeteve kompjuterike si dhe njëkohësisht e përgatiten për provimin e certifikimit. Andaj, Dautti në bashkëpunim me VirtualSource dhe Practice-Labs kanë sjellë për ju trajnime të reja nga Cisco të cilët janë të specializuara vetëm për certifikim.

Përderisa organizatat dhe bizneset vrapojnë për të gjetur talentët në teknologjinë e informacionit me aftësi të provuara, vlera e certifikatave teknike është më e lartë se kurrë më parë. Sot, certifikata është më shumë se validim i aftësive dhe shkathtësive profesionale të individit, në fakt ajo është një specializim. Ndaj, që ta zgjedhësh certifikatën e duhur nuk është një detyrë e lehtë. Për këtë arsye kërkohet përkushtim maksimal në mësim dhe punë praktike. Atëherë, nëse dëshiron të jesh i suksesshëm dhe të fitosh më të mirat e të dy botëve (akademike dhe profesionale), atëherë kompleto shkollimin akademik duke marrë diplomë dhe përpiqu të certifikohesh në TI!

Shpresojmë që ky postim të jetë informues për ju të dashur lexues.

Trajnimet e TiK në Dautti

Na kontaktoni në:

[email protected]

045 550 409 dhe 045 513 019

paqja me ju,

Dautti

LinkedIn | YouTube | Twitter | Instagram | Facebook