AI-900: Azure AI Fundamentals

Ky kurs prezanton konceptet themelore që lidhen me inteligjencën artificiale (IA) dhe shërbimet në Azure që mund të përdoren për të yhvilluar një zgjidhje të bazuar në intelegjenëc artificiale (IA). Kursi nuk është krijuar për t’i mësuar studentët të bëhen shkencëtarë profesionistë të të dhënave ose zhvillues softuerësh, por përkundrazi për të ndërtuar ndërgjegjësimin për ngarkesat e zakonshme të intelegjenëc artificiale (IA) dhe aftësinë për të identifikuar shërbimet e Azure për t’i mbështetur ato. Kursi është sajuar si një përvojë e përzier mësimore që kombinon trajnimin e udhëhequr nga instruktori me materialet në internet në platformën Microsoft Learn. Ushtrimet praktike në kurs bazohen kryesisht në modulet e platformës Microsoft Learn dhe studentët inkurajohen të përdorin përmbajtjen e platformës Microsoft Learn si materiale referuese për të përforcuar atë që mësojnë në kurs dhe për të eksploruar temat në më shumë thellësi.

Pas kompletimit të këtij kursi, ju do të mësoni:

  • Ngarkesat dhe konsideratat e inteligjencës artificiale (IA)
  • Parimet themelore të mësimit të makinerive në Azure
  • Veçoritë e ngarkesave të punës me shikim kompjuterik në Azure
  • Veçoritë e ngarkesave të punës të Përpunimit të Gjuhës Natyrore (PGjN) në Azure

Kodi i provimit të certifikimit: AI-900 @PearsonVUE

Kohëzgjatja: 16 orë

Çmimi: 115 €

Niveli: Fillestar

Lloji i të mësuarit: Në linjë i udhëhequr nga instruktori

Gjuha: Prezantimet në Shqip, ndërsa materialet e mësimit në Anglisht

Më shumë për AI-900: Azure AI Fundamentals mund të mësoni këtu.