AZ-104: Microsoft Azure Administrator
Kursi Microsoft Azure Administrator u mëson profesionistëve të TI-së se si të menaxhojnë abonimet e tyre në Azure, identitetet e tyre të sigurta, administrojnë infrastrukturën në kompjuterikën në re siç është Azure, konfigurojnë rrjetet virtuale, ndërlidhin infrastrukturën në Azure me atë të rrjetit të korporatës, menaxhojnë trafikun e rrjetit, implementojnë zgjidhje të ruajtjes, krijojnë dhe shkallëzojnë makina virtuale, implementojnë aplikacione dhe kontejnerë të uebit , të bëjnë kopje rezervë dhe të ndajnë të dhënat si edhe të monitorojnë zgjidhjet e tyre.
Pas kompletimit të këtij kursi, ju do të mësoni:
- Si të siguroni identitetet me Azure Active Directory (AAD) si edhe përdoruesit dhe grupet
- Të menaxhoni abonimet, llogaritë, dhe politikat në Azure si dhe Role Based Access Controll (RBAC)
- Të administroni Azure duke përdorur shabllonet Resource Manager, portalin e Azure, Cloud Shell, Azure PowerShell, CLI dhe ARM
- Të konfiguroni rrjetet virtuale duke përfshirë planifikimin, adresimin IP, Azure DNS, Network Security Groups (NSG) dhe Azure Firewall
- Të konfiguroni zgjidhjet e bazura në VNet Peering, portat e rrjetit virtual dhe lidhjet VPN nga Azure në rrjetin e korporatës
- Të menaxhoni trafikun e rrjetit duke përdorur rrugëtimin e rrjetit dhe pikat fundore të shërbimit, Azure Network Load Balancer (NLB) dhe Azure Application Gateway
- Të zbatoni, menaxhoni dhe siguroni llogaritë e ruajtjes së Azure, hapësirën ruajtëse të blob-it dhe skedarët Azure me File Sync
- Të planifikoni, krijoni dhe shkallëzoni makinat virtuale
- Të administroni shërbimin e aplikacionit në Azure, Azure Container Instances (ACI) dhe Kubernetes
- Të rezervoni skedarët, dosjet dhe makinat virtuale
- Të monitoroni infrastrukturën në Azure me Azure Monitor, alarmet në Azure, Log Analytics dhe Network Watcher
Kodi i provimit të certifikimit: AZ-104 @PearsonVUE
Kohëzgjatja: 32 orë
Çmimi: 235 €
Niveli: Ndërmjetëm
Lloji i të mësuarit: Në linjë i udhëhequr nga instruktori
Gjuha: Prezantimet në Shqip, ndërsa materialet e mësimit në Anglisht
Më shumë për AZ-104: Microsoft Azure Administrator mund të mësoni këtu.
Pagesa e trajnimit përmes Planit të Pagesave Mujore:
- muaji i parë 99 €
- muaji i dytë 99 € dhe
- muaji i tretë 37 €