AZ-104: Microsoft Azure Administrator

Kursi Microsoft Azure Administrator u mëson profesionistëve të TI-së se si të menaxhojnë abonimet e tyre në Azure, identitetet e tyre të sigurta, administrojnë infrastrukturën në kompjuterikën në re siç është Azure, konfigurojnë rrjetet virtuale, ndërlidhin infrastrukturën në Azure me atë të rrjetit të korporatës, menaxhojnë trafikun e rrjetit, implementojnë zgjidhje të ruajtjes, krijojnë dhe shkallëzojnë makina virtuale, implementojnë aplikacione dhe kontejnerë të uebit , të bëjnë kopje rezervë dhe të ndajnë të dhënat si edhe të monitorojnë zgjidhjet e tyre.

Pas kompletimit të këtij kursi, ju do të mësoni:

  • Si të siguroni identitetet me Azure Active Directory (AAD) si edhe përdoruesit dhe grupet
  • Të menaxhoni abonimet, llogaritë, dhe politikat në Azure si dhe Role Based Access Controll (RBAC)
  • Të administroni Azure duke përdorur shabllonet Resource Manager, portalin e Azure, Cloud Shell, Azure PowerShell, CLI dhe ARM
  • Të konfiguroni rrjetet virtuale duke përfshirë planifikimin, adresimin IP, Azure DNS, Network Security Groups (NSG) dhe Azure Firewall
  • Të konfiguroni zgjidhjet e bazura në VNet Peering, portat e rrjetit virtual dhe lidhjet VPN nga Azure në rrjetin e korporatës
  • Të menaxhoni trafikun e rrjetit duke përdorur rrugëtimin e rrjetit dhe pikat fundore të shërbimit, Azure Network Load Balancer (NLB) dhe Azure Application Gateway
  • Të zbatoni, menaxhoni dhe siguroni llogaritë e ruajtjes së Azure, hapësirën ruajtëse të blob-it dhe skedarët Azure me File Sync
  • Të planifikoni, krijoni dhe shkallëzoni makinat virtuale
  • Të administroni shërbimin e aplikacionit në Azure, Azure Container Instances (ACI) dhe Kubernetes
  • Të rezervoni skedarët, dosjet dhe makinat virtuale
  • Të monitoroni infrastrukturën në Azure me Azure Monitor, alarmet në Azure, Log Analytics dhe Network Watcher

Kodi i provimit të certifikimit: AZ-104 @PearsonVUE

Kohëzgjatja: 32 orë

Çmimi: 235 €

Niveli: Ndërmjetëm

Lloji i të mësuarit: Në linjë i udhëhequr nga instruktori

Gjuha: Prezantimet në Shqip, ndërsa materialet e mësimit në Anglisht

Më shumë për AZ-104: Microsoft Azure Administrator mund të mësoni këtu.

Pagesa e trajnimit përmes Planit të Pagesave Mujore:

  • muaji i parë 99 €
  • muaji i dytë 99 € dhe
  • muaji i tretë 37 €