AZ-900: Azure Fundamentals

Ky kurs ofron njohuri të nivelit themelor mbi konceptet e kompjuterikes në re, shërbimet kryesore në Azure, veçoritë, mjetet e menaxhimit dhe të qeverisjes së Azure. Ky kurs është i përshtatshëm për personelin e teknologjisë së informacionit që sapo ka nisur të punojë me Azure. Ky kurs kombinon leksionet dhe ushtrimet praktike, ndaj dhe përdorë kryesisht portalin e Azure dhe ndërfaqësin e linjës së komandës për të realizuar ushtrimet praktike. Ky kurs do të ndihmojë pjesëmarrësit që të përgatiten për provimin AZ-900. Nuk ka parakushte për të vijuar këtë kurs. Njohuritë elementare të kompjuterikes në re konsiderohen të dobishme, por jo të domosdoshme për të marrë pjesë në këtë kurs.

Pas kompletimit të këtij kursi, ju do të mësoni:

  • Bazat e kompjuterikës në re dhe Azure
  • Shërbimet kryesore të disponueshme në Azure
  • Zgjidhjet kryesore që përfshijnë një gamë të gjerë mjetesh dhe shërbimesh nga Azure
  • Veçoritë e përgjithshme të sigurisë në Azure për të ndihmuar që burimet tuaja të jenë të sigurta dhe të disponueshme
  • Identitetin, qeverisjen, privatësinë dhe mënyrat se si Azure mund t’ju ndihmojë të siguroni qasje në burime
  • Faktorët që ndikojnë në koston e burimeve të përdorura

Kodi i provimit të certifikimit: AZ-900 @PearsonVUE

Kohëzgjatja: 16 orë

Çmimi: 115 €

Niveli: Fillestar

Lloji i të mësuarit: Në linjë i udhëhequr nga instruktori

Gjuha: Prezantimet në Shqip, ndërsa materialet e mësimit në Anglisht

Më shumë për AZ-900: Azure Fundamentals mund të mësoni këtu.